Bashkia ndërmerr investime në zonën e Kinostudios

Bashkia e Tiranës në vijim të punës për përmirësimin dhe rehabilitimin e blloqeve të banimit në kryeqytet, është duke punuar për rehabilitimin e bllokut 61 që i përket zonës së Kinostudios. Në këtë projekt janë parashikuar që të ndërtohen edhe një rrjet i ri kolektorësh për ujërat e zeza dhe të bardha , të cilat do të mbulohen nga të ardhurat e Bashkisë. Në një deklaratë për shtyp të Bashkisë së Tiranës sot thuhet se ‘’Aktualisht firma sipërmarrëse ‘’Sirius’’ po punon në një sërë aksesh rrugore në këtë zonë brenda bllokut 61, duke përfshirë edhe rrjetin e kolektorëve të rinj". Po sipas kësaj deklarate , banesat që ndodhen në krahun lindor të kësaj rruge , deri para fillimit të ndërtimit të kolektorit, i kanë realizuar shkarkimet e ujërave të zeza , në mënyrë individuale, të paorganizuara dhe pa një projekt teknik. ‘’Nisur nga situata e rëndur në këtë aks rrugor , janë marrë të gjtha masat për ndërtimin e kolektorit dhe njëkohësisht për plotësimin e të gjitha kërkesave të banorëve të kësaj zone , për realizimin e shkarkesave në mënyrë të rregullt '' thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.
...