E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: INSTAT ka bërë progres në llogaritë kombëtare

Departamenti i Statistikës të FMN-së në raportin më të fundit të asistencës teknike mbi llogaritë kombëtare, bëri të ditur se INSTAT, ka bërë progres në përpilimin e të dhënave. Sipas burimeve të sotme të INSTAT, në këtë deklaratë  thuhet ndër të tjera se "ka ende vend për përmirësim në kanalizimin e burimeve të statistikave të bazës ekonomike". INSTAT bën të ditur se,  eksperti i FMN-së, Michael Andreës, i cili bashkëpunoi në periudhën 2-21 nëntor 2008, ka theksuar se "progresi në Shqipëri vihet re kryesisht në përllogaritjen e të dhënave tremujore që u publikuan në dhjetor 2008 dhe përmirësimin e saktësisë së agregateve të GDP-së vjetore". Sipas tij njofton INSTAT, "Një aspekt me mjaft rëndësi që gjithashtu demostron për një progres të mirë në llogaritje, është përfshirja e burimeve të reja të të dhënave në përllogaritjet vjetore, pavarësisht se ka ende vend për të kanalizuar burimet e nevojshme për përpilimin e të dhënave statistikore kombëtare". Ky raport u hartua në përgjigje të kërkesës së INSTAT për asistencë teknike dhe përmban komente nga stafi i FMN-së si dhe këshilla teknike. Ndër të tjera, në të përfshihet një plan aksioni dhe një program pune, që do të shërbeje për implementimin e aksioneve të rekomanduara dhe për të cilin është rënë dakort edhe me stafin e INSTAT. Qëllimi i kërkesës së INSTAT ishte marrja e assitencës për përmirësimin e saktësisë së burimeve të të dhënave dhe teknikave statistikore të përdorura për përpilimin e GDP-së, vendosjen e një sistemi përpilimi për përllogaritjen tremujore dhe përmirësimin në mënyrën e shpërndarjes së kësaj përllogaritjeje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›