Greqia e destabilizuar lëshon sos-in, dështon sezoni turistik i 2009-s

Kriza ekonomike globale ka prekur rëndë turizmin e shtetit grek, ku si pasojë do të mbeten pa punë rreth 90 mijë persona. Shkak i kësaj do të jetë moslëvizja e turistëve për shkak të krizës. Qeveria greke thotë në deshperim e siper se ka marrë si masë zbutëse një fushatë reklamuese. Kriza ekonomike dhe destabiliteti i kudogjendur ka prekur rëndë fushën e turizmit grek, një sektor ky jetik për ekonominë e Greqisë, ku ndodhen të punësuar pjesa më e madhe e qyetarëve. Në një të përditshme greke Ministri grek i Ekonomisë dhe Financave, Janis Papathanasiu, shprehet se për shkak të krizës mijëra turistë të huaj kësaj vere do të rrinë në shtëpitë e tyre. Ndërkohë edhe analistët e ekonomisë parashikojnë se numri i turistëve në Greqi sivjet do të zvogëlohet 30 për qind dhe si pasojë rreth 90 mijë persona do të mbeten të papunë. Si masë zbutëse ndaj këtij fenomeni negativ Greqia ka vendosur që nga fundi i muajit mars të nisë një fushatë reklamuese për tërheqjen e turistëve. Për këtë fushatë do të shpenzohen rreth 75 milion euro.
...