E Diel, 1 Nëntor 2026

MSH: Tenderimi dhe fornizimi me medikamente i spitaleve do të bëhet brenda 6 mujorit të parë të vitit

Brenda 6 mujorit të parë të vitit, të gjitha spitalet në vend do të furnizohen me medikamentet dhe materialet e nevojshme për aktivitetin normal të tyre. Bazuar në reformën që përfshiu spitalet në skemën e sigurimeve shëndetësore në fillim të këtij viti, tenderimet e medikamenteve dhe materialeve të tjera kryhen nga bordi drejtues i spitaleve, duke garantuar dhe furnizim të përhershëm me to.  Sipas Ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, "duke prokuruar vetë, spitalet do të dinë të zgjedhin brenda buxhetit që u është dhënë se cilat janë ato medikamente, materialet e konsumit, etj, që janë prioritare dhe të domosdoshme për aktivitetin normal të tyre".  Ndërkohë, sipas Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, "nisja e kësaj reforme synon dhënien e një autonomie të caktuar spitaleve, të cilët do të jenë përgjegjëse për furnizimin me medikamente, pasi do të jenë ata që do të përcaktojnë nevojat dhe do të realizojnë tenderat për ilaçet". Por, spitalet do të jenë të kontrolluar për përdorimin e këtyre fondeve nga ISKSH, në mënyrë që ato të shkojnë për nevojat e pacientëve dhe sipas kritereve të përcaktuara nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.  Si pjesë e reformës, spitalet do të administrojnë gjithashtu të ardhurat e tyre dytësore, përdorimi i të cilave do të përcaktohet nga vetë bordet drejtuese të tyre. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›