E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, nis rikonstruksioni i infrastrukturës së Bllokut 22



Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rehabilitimin e Bllokut të banimit nr. 22 në kryeqytet. Për rikonstruksionin e këtyre rrugëve është vënë në dispozicion një fond rreth 177 milionë lekësh. Blloku i banimit nr. 22, kufizohet nga ”Rruga e Kavajës”, ”Muhamet Gjollesha”, Bulevardi ”Zhan d’Ark” dhe rruga ”Irfan Tomini”, ndërkohë që afati i përfundimit të punimeve për rehabilitimin e këtij blloku është 13 muaj. Gjatë fillimit të punimeve ka marrë pjesë edhe Kryebashkiaku Edi Rama i cili i është drejtuar kryeministrit, që të mos futet në punët e bashkive apo komunave. “Dua t’i bëj një apel kryeministrit që të mos bredhë nëpër Shqipëri për të inaguaruar punë komunale që janë punët e kryetarëve të bashkive të komunave”,- u shpreh Rama.

Shërbimi dializës jashtë funksionit, rrezik për pacientët

Shërbimi i dializës pothuajse është jashtë funksionit, pasi mungojnë lëndët për të vënë në funksion aparaturat. Pacientët që e kan këtë domosdoshëm marrjen e këtij shërbimi janë në rrezik sepse nuk kanë mundësi tjetër kurimi. Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë në QSUT, Nestor Thereska, u shpreh të gjitha medikamentet apo lëndët që vënë në punë aparaturat për shërbimin e dializës, janë drejt fundit. Sipas tij, pacientët që duhet të marrin këtë shërbim në mënyrë të vazhdueshme janë të rrezikuar sepse nuk mund t’iu ofrohet më ky shërbim. Ndërsa situata në QSUT vazhdon të shfaqet akoma dhe më alarmante në të gjithë pavijonet. Mungesat në medikamente, apo aparatura po bëhet gjithmonë dhe më e thellë.

3 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›