Transferimi i të dënuarve shqiptarë, deri tani 150 kërkesa
Pritet të ndryshojnë kriteret dhe afatet e transferimit. Deri tani në burgjet greke vuajnë dënimin 2000 shqiptarë
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministria e Drejtësisë shqiptare do të ndryshojë procedurat e ekstradimit e shqiptarëve që janë dënuar në Greqi, por që duan ta vuajnë dënimin në Shqipëri. Sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, gjatë vizitës në Athinë, zëvendësministri Eduard Halimi ka diskutuar për kërkesat e shqiptarëve që duan të vuajnë dënimin në vendlindje. Bashkë me Halimin ishin dhe disa nga ekspertët e kësaj ministrie për të biseduar më hollësisht ndryshimet që duhen bërë për transferimet e shqiptarëve të dënuar nga gjykatat greke. Të njëjtat burime shpjeguan se në burgjet greke mendohet se janë rreth 2 mijë shqiptarë të dënuar. Deri tani rreth 150 prej tyre kanë bërë kërkesë me dëshirën e tyre për të vuajtur pjesën e dënimit që u ka mbetur në burgjet shqiptare. Në vizitën dyditore zëvendësministri Halimi ka diskutuar pikërisht për çështjen e transferimit të të dënuarve shqiptarë, modalitetet dhe afatet përkatëse. Po kështu, pala shqiptare mësohet se i ka propozuar palës greke për një marrëveshjeje dypalëshe për ekstradimin e shtetasve respektivë në rastet e kërkimit ndërkombëtar dhe bashkëpunimit ndërgjyqësor e hetimor mes dy palëve, e ngjashme me marrëveshjen e nënshkruar me Italinë.
Marrëveshja
Shqipëria që më 17 maj të vitit 1993 ka hyrë në marrëdhënie juridike me Greqinë për transferimin e të burgosurve. Nga Greqia deri tani janë transferuar rreth 200 të dënuar dhe përgjithësisht janë vendosur në burgun e “Kosovës”. Fillimisht numri i kërkesave ishte shumë i lartë, por me të mbërritur në atdhe këta të burgosur u shprehën se ndjeheshin të zhgënjyer për shkak se prisnin uljen e dënimeve. Burime nga Ministria e Drejtësisë shpjegojnë se kërkesa të kësaj natyre vazhdojnë të bëhen edhe sot e kësaj dite, mirëpo transferimet nuk u realizuan më për shkak të çështjes së kapacitetit të burgjeve të vendit tonë.
Procedurat
Të dënuarit që janë transferuar kanë kaluar tri faza. Në fazën e parë deri tani u janë dashur gjashtë dokumente të plotësojnë, të cilat i bashkëngjisin në një dosje të vetme. Në të duhet të jetë një kopje e njehsuar të vendimit të formë së prerë të dënimit të gjykatës së shtetit dënues, relacion mbi veprën penale, masën e dënimit të dhënë nga gjykata, masa e dënimit e mbetur për t’u vuajtur si dhe të dhënat mbi të dënuarin. Po kështu duhet të marrin relacion nga burgu, që përmban informacion mbi ndalime të përkohshme, ulje të dënimit dhe çdo veprim tjetër që ka lidhje me zbatimin e vendimit dënues të të burgosurit etj. Në fazën e dytë, pas trajtimit nga autoritetet gjyqësore shqiptare, dosja duhet të përmbajë vendimin e Gjykatës shqiptare për njohjen e vendimit të huaj penal me dënimin e konvertuar, urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendimi dhe miratimin e shtetit ekzekutues (Shqipërisë). Ndërsa në fazën e tretë, që është dhe përfundimtare, ndodhet shkresa e miratimit të të dyja palëve, përfshirë dhe Interpolin, për modalitetet e lëvizjes fizike të të burgosurit si dhe urdhri i ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në të cilin caktohet data e transferimit.
Kriteret
Të gjithë shqiptarët që vuajnë dënimin në burgjet italiane, por duan të transferohen në burgjet shqiptare, duhet të mos kenë kryer vepra të rënda penale. Kjo për shkak se në pranimin e kërkesave merret parasysh rrezikshmëria shoqërore. Për rrjedhojë, eliminohen të gjitha kërkesat e atyre të dënuarve që kanë kryer veprën penale të vrasjes. Ndërkohë, merret parasysh edhe gjendja shoqërore. Ata të dënuar që kanë probleme familjare u jepet prioritet.
Dënimi
Të gjithë të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, në momentin që duan të plotësojnë një kërkesë për transferim në burgjet shqiptare, duhet të kenë parasysh se sa vite u kanë mbetur. Ata që kanë më pak vite janë dhe më të favorizuar për shkak të vendeve të pakta që ka në burgjet e vendit tonë. Po kështu, një kriter tjetër që ua rrëzon kërkesën e tyre është pjesëmarrja e tyre në grupe të organizuara kriminale
Të dhëna
1. Një i dënuar shqiptar që ndodhet në burgjet greke dhe italiane duhet të ketë marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat e shtetit ku ndodhet për t’u transferuar në burgjet shqiptare.
2. I dënuari duhet të paraqesë një deklaratë në të cilën paraqet pëlqimin e tij për t’u transferua në burgjet shqiptare.
3. I dënuari duhet të jetë sjellë mirë në burgun ku vuan dënimin nëse do të paraqesë kërkesën për t’u transferuar në Shqipëri.
4. I dënuari shqiptar duhet të ketë më shumë se një vit burg për të vuajtur nëse do të transferohet në burgjet shqiptare.
Të dhëna për të dënuarit
2000
të dënuar shqiptarë ndodhen aktualisht në burgjet greke
2100
të dënuar shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet italiane
150
të dënuar shqiptarë janë transferuar nga Greqia për në burgjet shqiptare
3 Qershor 2008