Resurset që ka e majta për të mbrojtur votën dhe si mposhtet Berisha…
Nga Luan KOKA
Këto kanë qenë dy situata të vështira për të majtën, sepse në këto momente parazgjedhore e majta ka qenë e përçarë. Ky qe fakti që e majta PS-LSI luftoi më fort kundër njëra-tjetrës se sa kundër PD-së. Prandaj në këtë zonë elektorale Lulëzim Basha fitoi bindshëm si deputet. Duke patur parasysh këtë eksperiencë të hidhur në zgjedhjet e pushtetit vendor PS e LSI u bashkuan, dhe ndodhi ajo që ndodhi duke fituar bindshëm ndaj PD-së për marrjen e pushtet lokal. Komentet janë të ndryshme, por si qëndron e vërteta. Unë kam qenë anëtar i KZQV-së për forcën e LSI-së në Njësinë nr. 7 Tiranë. Pas numërimit përfundimtar të votave ku, e majta fitoi bindshëm ndaj PD-së si në njësinë Bashkiake nr. 7 dhe në Bashkinë e madhe Tiranë me një numër të konsiderueshëm votash (mbi 3000), në këto momente kam patur dhe një furi presionesh nga përfaqësuesit e veshur me pushtet dhe më shumë nga forcat policore të asaj kohe, se ne se nuk do të kishte patur një rezistencë të fuqishme kryesisht LSI, Partia Socialiste nuk do ta kishte përballuar dot. Kërcënimi dhe presionet kanë arritur deri me gjobë dhe me kërcënime fizike. Por vetëm një forcë e bashkuar ndërmjet LSI-së dhe PS-së, falë kontributit dhe guximit tonë të përbashkët, ku nuk u përulëm ndaj kërcënimeve dhe shantazheve të partisë në pushtet. Për këto që them janë të vetëdijshëm persona konkretë si: Antari i KZQV-së, Artan Didi, Doktor Sofokli Duka, përfaqësues të PS-së, si dhe Selim Kelleci, Fejzi Lila dhe Bashkim Koçi anëtarë dhe kandidatë për në organet qeverisëse vendore të LSI-së. Jam plotësisht i bindur se e majta nuk fiton nëse nuk është e bashkuar. Këtë e dinë të gjithë dhe më e çuditshmja është këtë e dinë PS, LSI, dhe partitë e vogla të opozitës. Pavarësisht nga flirtet e Berishës dhe të E. Ramës, anëtarësia e majtë nuk ka ndryshuar, ata e duan bashkë pushtetin. Për çudi ka një miqësi tek anëtarësia edhe pse në deklaratat zyrtare ekziston një ftohje midis kryetarëve të partive. Ndërsa fryma e “skuadrës” siç na ka quajtur Berisha do të funksionoj dhe në zgjedhjet e ardhshme, por akoma më fuqishëm dhe LSI do të jetë ajo që do i japë një mbështetje garant opozitës së majtë për fitore nëse do të realizohet një kontratë e sinqertë koalicioni midis tyre. Bëhet fjalë për referendum nga LSI në mbrojtje të Kushtetutës do i dilet mbanë kësaj iniciative. Në opinionin publik kjo iniciativë është mirëpritur, kemi mbështetje të mirë në masën e njerëzve, kjo ka rrezatuar dhe në një pjesë të djathtës shqiptare, sepse kushtetuta është shtylla kryesore e shtetit të një vendi. Jemi në organizimin e kësaj iniciative dhe kemi besim se do t’ia dalim mbanë. Ndaj këtu në këtë pikë qëndron dhe pakënaqësia e LSI-së ndaj Partisë Socialiste, e cila në mënyrë të çuditshme është bërë ortake dhe bashkëpunuese me PD. Ne, LSI, me zhvillime të vrullshme në këto vite, me një forcë rinore të organizuar mirë kemi besim se në zgjedhjet e ardhshme do të kemi fitore të padiskutueshme edhe si LSI edhe si e majtë shqiptare.
3 Qershor 2008