E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër-Forli; Marrëveshje për minorenet në nevojë

Bashkia e Shkodrës do të bashkëpunojë me komunën Forli të Italisë ndaj minorenëve në nevojë, me qëllim që ndaj tyre të ketë një kujdes të veçantë në institucionet mbrojtëse, favorizim dhe riintegrim të tyre social pas daljes nga institutet, por edhe edukim dhe formim konstant.

Marrëveshja për këtë qëllim u miratua të enjten nga Këshilli bashkiak i Shkodrës. "Ajo u përpunua nga sektori i shërbimit social dhe ka një rëndësi të veçantë për bashkinë e Shkodrës", tha kryetari i Këshillit bashkiak, Fatbardh Lohja.

Sipas tij, marrëveshja do të realizohet në kuadër të administrimit të programit të bashkëpunimit të decentralizuar "Mbështetje në favor të politikave për minorenët në Shqipëri-Forcimi institucional për decentralizimin e shërbimeve sociale dhe shërbimit kombëtar për adoptimet dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si edhe harmonizimi i legjislacionit me normativat e Bashkimit Europian".

Z. Lohja shtoi se realizimi i këtij bashkëpunimi në qytetin e Shkodrës, me qëllim eksperimentimin dhe modelimin e ndërhyrjeve të reja në fushën e politikave sociale për minorenët, përfaqëson një ndër fazat e procesit të bashkëpunimit në kuadër të planifikimit të shërbimeve socio-shëndetësore në nivel lokal, të ndërmarra nga Rajoni i Emiglia Romagna dhe komuna Forli me projekte të ndryshme bashkëpunimi në Shqipëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›