Arrestohen dy të rinj, përdhunuan një 13-vjeçare
26/12/2011 Një 24-vjeçar e kishte dhunuar të miturën që 2 vjet më parë. Procedohen penalisht
KORÇE- J Troka, 24 vjeç, banues në lagjen nr 10 dhe K Kreka, 18 vjeç, banues në lagjen nr 6, që të dy banues në qytetin e Korçës u arrestuan nga policia e këtij rrethi, pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale me një 13- vjeçare, banuese në qytetin e Korçës. Arrestimi i tyre u bë i mundur fill pas denoncimit që kishte bërë në polici, 13-vjeçarja me inicialet F.L, ku kishte shpjeguar se natën e datës së 23 dhjetorit të këtij viti ishte larguar nga banesa e saj së bashku me 18-vjeçarin, K Kreka, pasi me këtë të fundit kishte pasur lidhje dashurie, por ky i fundit kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.
Dhuna
Megjithatë, denoncimi i 13-vjeçares nuk do të përfundonte këtu, sepse përmes deklarimeve të saj ajo do të rrëfente para punonjësve të policisë edhe një rast tjetër të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë. Sipas saj, 24-vjeçari J Troka, gjatë dy viteve të fundit e kishte dhunuar seksualisht disa herë me radhë që kur ajo kishte qenë 11 vjeçe, por e kishte pasur të pamundur të denonconte në polici. Vetëm me kalimin e këtij harku kohor ajo do të merrte kurajën të denonconte dhunimin e saj. Në lidhje me këtë ngjarje burime të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bënë të ditur se ndalimi i dy personave të cituar më sipër u bë i mundur, me iniciativë, gjatë orëve të pasdites ku J Troka, akuzohet për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura”, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal, ndërsa K Kreka, akuzohet për veprën penale të “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal. Burimet policore konfirmuan se ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse në komisariatin e policisë Korçë, shtetasja me iniciale F.L, 13 vjeçe, banuese në Korçë, kishte bërë kallëzim penal ku kishte shpjeguar se një natë më parë ishte larguar nga banesa me shtetasin K Kreka (me të cilin kishte një lidhje dashurie). Gjithashtu, burimet në fjalë saktësuan se gjatë punës së bërë nga ana e uniformave blu u bë i mundur dhe dokumentimi i veprës penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” në ngarkim të të dyshuarit J Troka, i cili në një periudhë prej dy vjetësh kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me dhunë me 13- vjeçaren.