E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, qendër sociale për gratë dhe fëmijët në nevojë



Gratë të nevojë, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët dhe të moshuarit, tashmë kanë gjetur një mundësi trajtimi për kushtet e vështira të jetesës. Bashkia e Tiranës po trajton me dhjetëra raste të këtyre personave, të cilët marrin ndihmë nëpërmjet shërbimeve të ofruara. Shërbimet dhe aktivitetet e ndryshme të ofruara në qendër për këto grupe kanë dhënë mundësi që të trajtohen me ushqime dhe të marrin një zanat të caktuar për të ndërtuar jetën. Aktualisht, në këtë qendër po trajtohen 50 fëmijë me aftësi të kufizuar, 200 gra në risk dhe 60 persona të moshuar.
Trajtimi që u bëhet 50 fëmijëve me aftësi të kufizuar është që ata të ndërveprojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet seancave të mësimit dhe lojës dhe të jenë në kontakte të vazhdueshme me moshatarët e tyre. Në këtë mënyrë trajtimi synohet që ata të mos izolohen dhe të mos kenë diskriminim social. Në këtë qendër trajtohen edhe 200 gra apo vajza dhe familjet në risk me mbështetjen e ekipit të qendrës, përmes vizitave në familje, mbështetjes psiko-sociale dhe ofrimit të ushqimit për ata që nuk kanë mundësi. Qendra ka në trajtim edhe 60 të moshuar të vetmuar, të cilëve u sigurohet kujdesi shëndetësor nga mjeku vullnetar, vakte të ngrohta gjatë ditëve të javës si dhe aktivitete shoqërizuese. Krahas shërbimeve e aktiviteteve kjo qendër ofron edhe një shërbim specifik për individët më në nevojë të këtij komuniteti, siç është shërbimi i mensës. Ky shërbim mundësohet me të ardhurat e Bashkisë së Tiranës me një shumë prej 2.100.000 lekë/vit. Ky shërbim ofrohet në mjediset e qendrës sociale dhe përmes tij ofrohet vetëm një vakt, ku përfitojnë jo më shumë se 80 individë që marrin shërbim në qendër. Nga këta përfitues 40 janë të moshuar, të vetmuar dhe me probleme sociale dhe 40 fëmijë, të rinj dhe gra me probleme sociale. Qendra sociale “Të qëndrojmë së bashku”, ka nisur funksionimin e saj me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, në shkurt të vitit 2007, duke ushtruar veprimtarinë e saj në zonën e Kombinatit.

box
Ofrimi i shërbimeve sociale për personat në nevojë:
Ofrimin i sesioneve edukuese për fëmijët me aftësi të kufizuara me qëllim fitimin e njohurive bazë të domosdoshme të jetës së përditshme dhe praktikimin e tyre
Integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në jetën normale dhe aktivitetet sociale në komunitet
Ofrimi i shërbimeve edukuese, argëtuese, këshilluese dhe mbështetëse për të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe ata në risk
Mbështetje psiko-sociale, këshillim, takime, aktivitete argëtuese dhe shoqërizuese
Ofrimi i shërbimit të mensës për përfituesit e shërbimeve si dhe individë në nevojë të komunitetit të Kombinatit
Këshillim, mbështetje psiko-sociale për të moshuarit në nevojë

Kategoritë përfituese në këtë qendër janë 4 grupe në risk
Fëmijë me aftësi të kufizuar
Të rinj me aftësi të kufizuar dhe që janë në risk
Gra dhe familje në nevojë
Të moshuar, të vetmuar dhe në nevojë dhe individë të tjerë në nevojë të zonës

31 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›