Çon gruan drejt vetëvarjes, arrestohet bashkëshorti
Autori i Lajmit: red.
Ka përfunduar në prangat e policisë një 44-vjeçar, pasi dyshohet se ka shtyrë bashkëshorten t i japë fund jetës. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës njoftojnë se është bërë ndalimi i Besnik Hasës, 44 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore Tiranë. Sipas të njëjtave burime, Hasa dyshohet të ketë qenë i proceduar më parë për veprën penale të “vjedhjes”. Burimet e policisë thanë se arrestimi i tij është bërë pasi rezulton se është autor i dyshuar i shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Elisabeta Hasa, 27 vjeçe. Kjo e fundit, rreth orës 02:00 të ditës së djeshme, ka varur veten me një shall në dritaren e banesës së saj. Ajo është gjetur e pajetë nga familjarët e tjerë, të cilët kanë bërë dhe njoftimin e policisë së kryeqytetit. Në drejtim të banesës janë nisur efektivët e Komisariatit numër 5, që kanë bërë dhe hetimet. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që materialet e përpiluara në ngarkim të Besnik Hasës, i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, si autor i konsumimit të veprës penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”.
Ky lajm është publikuar: 08/01/2009