E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci i 2011, Thaçi: Qeveria ime e mban fjalën

PRISHTINË- “Kjo qeverisje ka treguar se e mban fjalën”. Këtë deklaratë ka bërë sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e fundit të qeverisë së Kosovës për këtë vit.

Në mbledhjen e fundit kryeministri kosovar ka vlerësuar punën e ministrave të kabinetit të tij, duke i cilësuar për “ekipin më të besueshëm në historinë e institucioneve të Kosovës”.

Qeveria e Kosovës, sipas Thaçit është ajo që e ka “respektuar vullnetin e popullit” dhe që vazhdon t’i qëndroj besnike partnerit me BE-në dhe SHBA-të.

Ndër sukseset e Qeverisë, Thaçi ka përmendur edhe aksionin e 25 korrikut të policisë së Kosovës në veri të vendit, negociatat me Serbinë, e po ashtu edhe ofertën konkrete nga BE për dialogun e liberalit të vizave.

Shefi i qeverisë kosovare ka premtuar se në vitin 2012 pavarësinë e Kosovës do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së, ndërsa këtë vit e ka karakterizuar edhe si vit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›