Dhuna në veri, Kosova kërkon ekstradimin e vëllezërve serbë
BEOGRAD- Mediat në Serbi raportojnë se autoritetet e Kosovës pritet të kërkojnë së shpejti dorëzimin e vëllezërve serbë Veselinoviç, të akuzuar për organizimin e aktiviteteve kriminale në veri si dhe përfshirje në vrasjen e policit të njësisë speciale ROSU, Enver Zymberi.
Siç raporton B92, autoritetet në Kosovë po punojnë për mbledhjen e dokumenteve për të dorezuar me pas kërkesën te Beogradi zyrtar. "Jemi në përfundim të procesit të mbledhjes së dokumenteve që do të dëshmojnë se Zvonko dhe Zharko Veselinoviç janë qytetarë të Kosovës. Pastaj dokumentacionin do ta dërgojmë në Interpol, ndërsa Ministria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e tyre në Kosovë”,-ka thënë kryeprokurori në Mitrovicë Shukri Syla.
Sipas tij ka pak gjasa për ekstradim per shkak te marredhënieve mes dy vendeve megjithatë Beogardi do të jetë në presion të vazhdueshëm për dorëzimin e Veselinoviçeve pasi ata akuzohen se kanë plagosur edhe ushtarë të NATO-s.
(el.me/news24/BalkanWeb)