E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komentet për vrasjen e armenëve, Turqia keqardhje ndaj Obamës

TURQI- Deklarata e presidentit amerikan Barak Obama, i cili në përvjetorin të vrasjes së 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane, gjatë Luftës së Parë Botërore e përshkro ngjarjen si “njërën nga mizoritë më të këqia në shekullin e 20-të”, ka nxitur reagime të forta nga diplomacia e jashtme turke. 

Turqia ka shpehur “keqardhje të thellë” lidhur me komentet e presidentit amerikan, Barak Obama. Ministria e jashtme e Turqisë i ka cilësuar komentet e Barak Obamës si “të anshme” dhe shtrembërim i “fakteve historike”. 

Armenia dhe pjesa më e madhe e historianëve pajtohen se vrasjet gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, ishin gjenocid. Por, janë të shumtë ata që në Turqi argumentojnë se vrasjet ishin bërë në kaosin e luftës, raporton Europa e Lirë.
(el.me/BakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›