E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Vaksina kundër AH1N1 shfaq efekte negative tek 4 persona

Vaksina kundër AH1N1 kanë shfaqur efekte negative tek 4 persona në Maqedoni. Ministria e Shëndetësisë maqedonase ka pranuar faktin se vaksina ka pasur efekte negative tek pacientët, njëri prej të cilëve edhe ka ndërruar jetë. Por ajo thekson se nëse janë reaksionet pasojë e vaksinës po bëhen analiza nga Komisioni pandemik.
"Ulje minimale që nuk do të thotë se epidemia në Maqedoni po qetësohet pasi për vlerësime të tilla duhet që të vëzhgohet situata në një periudhë më të gjatë, të shohim të paktën edhe dy javët e ardhshme çfarë do të ndodh, a do të ulet apo zmadhohet numri i të infektuarve", ka theksuar kryetarja e Komisionit Pandemik pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Jovanka Kostovska

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›