Bashkia shperblen 5 maturantet me te mire te vitit
Kukës
Bashkia Kukës, në kuadër të programit për nxitjen e cilësisë më të lartë në arsim, ka shpërblyer dje 5 maturantët më të mirë të qytetit të Kukësit për vitin akademik 2009-2010, në bazë të përzgjedhjes së bërë nga Drejtoria Arsimore Rajonale. Do të përfitonin shpërblim maturantet me rezultatet më të larta në shkollat e mesme të Bashkisë Kukës. Shpërblimi është dhënë kesh në dorë në masën e 1 milion lekëve të vjetër, një gjest i cili po kthehet në traditë nga bashkia për çdo rast në festat e fundvitit. Ndërkaq, pak ditë më parë Këshilli Bashkiak ndau 40 bursa për trajtim ekonomik të studentëve.