Evanthi Ciko boton kujtimet ne E bekuara mesuesi
“E bekuara mësuesi”, kështu e ka titulluar librin me kujtime Evanthi Ciko, botim i cili u promovua pak ditë më parë në ambientet e ish-shkollës pedagogjike “Nëna Mbretëreshë”. Evanthi Ciko i është kushtuar profesionit të mësuesisë në një moshë të re. Veç kësaj, ajo punoi edhe në radio Tirana në vitet 1941-1945 si spikere e programeve të mbrëmjes. Për rolin dhe kontributin e çmuar të Evanthi Cikos, aktorja e mirënjohur, Tinka Kurti, “Artiste e Popullit”, ka përjetësuar dhe ngritur lart figurën e saj në rolin e nënës në filmin artistik shqiptar “Si gjithë të tjerët”. Në muajin maj të këtij viti, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e dekoroi Evanthi Cikon me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për punë plot përkushtim me fëmijët jetimë, duke u bërë model i shkëlqyer dhe shembull i madh frymëzimi...”.