E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia shtyn tenderet, shkollat te mbingarkuara

Ky fillim viti i ri shkollor do t'i gjeje nxenesit e Tiranes ne klasa te mbipopulluara dhe mesim deri ne tre turne. Nje nga arsyet eshte rikonstruksioni i shkollave te sistemit parauniverstar, te cilat duhej te realizoheshin nga bashkia, por per arsye tenderash do te nisin ne shtator. Autoritete e Drejtorise se Arsimit thone se jane tre shkolla te tilla, por ka dhe shume te tjera qe kerkojne rikonstruksion, pasi nje pjese e tyre, kane nevoje per nderhyrje ne tavanet dhe catite e tyre. Nje nga keto eshte shkolla e mesme "Sami Frasheri" e cila kerkon rikonstruksion qe te mos perseritet incidenti i nje viti me pare ku suvaja e tavanit, disa centimetra e trashe, ra mbi karrige dhe tavolina duke i demtuar ato dhe fatmiresisht kur nuk kishte nxenes ne klase. Autoritetet e Drejtorise Arsimore thone se ka probleme ne kete fillim sezoni dhe me disa kopshte ne Tirane, te cilat kerkojne nderhyrje nga ana e bashkise. Nderkohe ne daten 11 shtator sipas burimeve te Ministrise se Arsimit mbyllen dhe regjistrimet per ne shkollat e mesme duke i paraprire fillimit te vitit te ri shkollor qe starton te henen e javes qe vjen


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›