E Diel, 1 Nëntor 2026

Vila: “Synoj minutat e mia”



Emiljano Vila zhvilloi një ndeshje fantastike, kur luajti si i “huazuar” te Shqipëria U-21 në fitoren minimale kundër bashkëmoshatarëve nga Azerbajxhani, të shtunën e kaluar. Mesfushori durrsak i huazuar nga Dinamo e Zagrebit te skuadra satelite e saj, Lokomotiva e Zagrebit, u bashkua me korin e kuqezinjve të Kuzhes përpara ndeshjes me Danimarkën. "Në aq minuta sa jam aktivizuar kam dhënë më të mirën dhe do të vazhdoj të jap dhe më shumë. Kundër Danimarkës, për aq minuta sa do të aktivizohem, do të jap maksimumin. Shpresoj të justifikoj besimin e trajnerit", - tha Emiljano Vila, i cili shënoi golin e gjashtë dhe të fundit në fitoren e thellë të Shqipërisë në miqësoren kundër Qipros (6-1). Mesfushori i avancuar vlerësohet nga stafi teknik i Kombëtares si një lojtar i dobishëm dhe më të ardhme. Vila vlerësoi faktin se ai personalisht ndihet i lumtur të luajë përkrah lojtarëve të tillë si Lorik Cana, Erjon Bogdani dhe Ervin Skela. I pyetur për të ardhmen e tij, ish-lojtari i Teutës, i transferuar në Kroaci gjatë merkatos verore te Dinamo e Zagrebit në shumën e 250 mijë eurove, tha: “Shpresoj të eci mirë te Lokomotiva e Zagrebit, ku jam huazuar, dhe në janar të kthehem te Dinamo e Zagrebit, pasi jam lojtar i saj”.

ELIMINATORET E
KAMPIONATIT BOTËROR 2010
GRUPI 1, ZONA EUROPIANE

NDESHJET E SHQIPËRISË

Shqipëri-Suedi 0-0
Shqipëri-Maltë 3-0
Hungari-Shqipëri 2-0
Portugali-Shqipëri 0-0
Maltë-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Hungari 0-1
Danimarkë-Shqipëri 3-0
Shqipëri-Portugali 1-2
Shqipëri-Danimarkë 09.09
Suedi-Shqipëri 14.10

Si vjen Danimarka

Danimarka barazoi 1-1 me Portugalinë, në ndeshjen e zhvilluar sot në Kopenhagen. Të parët kaluan në avantazh danezët me anë të Brendtner (44’), ndërkohë që portugezët barazuan në minutën e 87-të me anë të Liedson. Suedia nga ana e saj fitoi në Budapest 2-1 me Hungarinë, falë një goli të realizuar në minutën e 93-të nga ana e Zlatan Ibrahimoviç. Suedezët kaluan në avantazh në minutën e 9-të me Melbergun, ndërsa hungarezët barazuan me anë të Huztit (79’). Të mërkurën, Shqipëria do të luajë kundër Danimarkës, ndërsa Portugalinë do të luajë kundër Hungarisë. Suedia luan me Maltën.

Renditja
1.Danimarka 7 17
2.Hungaria 7 13
3.Suedia 7 12
4.Portugalia 7 10
5.Shqipëria 8 6
6.Malta 8 1

NDESHJET ME DANIMARKËN

29.06.1963
Danimarkë-Shqipëri 4-0

30.10.1963
Shqipëri-Danimarkë 1-0

02.06.1993
Danimarkë-Shqipëri 4-0

08.09.1993
Shqipëri-Danimarkë 0-1

09.10.2004
Shqipëri-Danimarkë 0-2

08.06.2005
Danimarkë-Shqipëri 3-1

01.04.2008
Danimarkë-Shqipëri 3-0

Bilanci: 7 takime; 1 fitore, 0 barazime, 6 humbje

8 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›