E Diel, 1 Nëntor 2026

OBSH takim ne Durres per masat kunder gripit

Masat e marra ndaj gripit te derrave per Shqiperine por edhe vendet e tjera te rajonit kane qene shkaku i ardhjes se perfaqesuesve te Organizates Boterore te Shendetesise ne Durres. Gjate ketij seminari, ministrja Godo pohoi se se shpejti do te hapet edhe laboratori qe diagnostifikon rastet e prekura nga virusi H1N1. Perfaqesues te OBSH kerkojne si mase paraprake me shume survejimin ne spitale. "I rendesishem eshte fakti i analizimit te situates, por me se shumti ne duhet te perpiqemi te rrisim rolin e survejimit ne spitale. Pasi vetem ne kete menyre mund te arrijme te kufizojme perhapjen e pandemise", u shpreh Anshu Banarje, perfaqesues i OBSH-se. Nderkohe ministrja Godo tha se spitalet jane pergatitur per te perballuar te gjitha emergjencat. Tashme ka filluar ngritja e ambienteve te posacme per te pritur pacientet e dyshuar. Ne Spitalin Infektiv shume shpejt do te ngrihet nje pavijon, per te kuruar pacientet me virusin A/H1N1. "Jemi duke hapur nje ambient te ri tjeter, mjaft te gjere dhe te pershtatshem prane departamentit te semundjeve infektive te Qendres Spitalore "Nene Tereza", vijoi Godo. Sipas saj, shume shpejt analizimi i mostrave do te behet ne vendin tone, dhe jo ne ate te Rumanise, me perfundimin e laboratorit te ri. Deri tani ne vendin tone jane evidentuar 30 raste te personave te prekur nga gripi i derrit.

Klasat do te kene me shume se 50 nxenes, mesimi me 3 turne


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›