E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro fiton terren ndaj monedhës vendase

 

Euro vazhdon të fitojë terren ndaj monedhës vendase. Në Agjencitë e Këmbimit Valutor një euro u ble me 132 lekë dhe u shit me 132,70 lekë. Me largimin e emigrantëve euro i ka forcuar sërish pozitat e saj në tregun e këmbimit valutor. Por këtë vit ndryshe nga vitet e kaluara, edhe gjatë periudhës së kthimit të emigrantëve, përsëri euro nuk pësoi ndonjë zhvlerësim të lartë. Forcimi i pazakontë i euros ka ndodhur për shkak të mungesës së valutës në treg. Kambistët shprehen se këtë vit, fluksi i shkëmbimeve valutore ka qenë i ulët. Një efekt ky i krizës ekonomike botërore, duke pasur parasysh se të parët që janë prekur prej saj kanë qenë emigrantët. Forcimi i monedhës së përbashkët evropiane rëndon mbi të gjithë ata qytetarë, që kanë marrë kredi në euro dhe që të ardhurat i kanë në lekë, pasi duhet të paguajnë më shumë për interesat mujore. Sipas të dhënave zyrtare pjesa më e madhe e portofolit të kredisë në banka është në monedhë të huaj, çka do të thotë se luhatja e euros në treg ka një efekt të menjëhershëm tek pjesa më e madhe e konsumatorëve që kanë marrë një kredi pranë bankave. Këtë vit ndryshe nga më parë bankat kanë shtrënguar ndjeshëm dhënien e kredive sidomos për ato në monedhë të huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›