Bashkia, vazhdon mbjelljen e pemëve në Tiranë
Vazhdon mbjellja e pemëve në qytetin e Tiranës. Me qëllim rritjen e përmasës së gjelbër dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit në Tiranë, si dhe në kuadër të iniciativës mjedisore "Një qytetar - një pemë, Bashkia e Tiranës ka filluar mbjelljen e 100 pemëve përgjatë Bulevardit Bajram Curri.
Kwtw rradhw, mbjellja e pemëve u shoqërua nga të vegjelit e kopshtit 24. Kryebashkiaku Edi Rama theksoi se kjo do ti japë mundësi të vegjëlve të kuptojnë rëndësinë e mjedisit . Bashkia e Tiranës deklaron se janë rreth 3000 pemë të llojeve të ndryshme që do të mbillen në bulevardet kryesore të qytetit gjatë periudhës dhjetor - janar . Muaji dhjetor , tashmë në qytetin e Tiranës konsiderohet si muaji I mbjelljes së pemëve dhe është shëndrruar në një traditë .