E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosta Barka emërohet nëndrejtor i Zyrës së Rregjistrimeve të Pasurive

Ish- ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka emërohet nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Barka ulet në postin e Bashkim Gazidedes, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë pas një sëmundje të rënde. Mësohet se kreu i këtij dikasteri Enkeled Alibeaj ka pranuar të hedhë firmën për emërimin e Kosta Barkës në postin e nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Kosta Barka u shkarkua nga posti i ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale me dekret të Presidentit Bamir Topi. Kreu i shtetit pranoi propozimin e kryeministrit Sali Berisha për largimin e tij dhe zëvendësimin e tij me Anastas Duron, aktualisht ministër i Punës. Vetë kryeministrit Berisha propozimi për largimin e Barkës i erdhi nga kryesia e Parisë së Bashkimit Për të Drejtat e Njeriut

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›