Mashtrimi viza amerikane nepermjet Arben Malajt

TIRAN - Nje grua qe kishte mashtruar nje cift emigrantesh duke iu premtuar viza amerikane qe do tua nxirrte ne emer te deputetit Arben Malaj ne kembim te 20 mije eurove u ekstradua dje ne mesdite nga Italia ndersa ishte e listuar si e kerkuar nderkombetarisht.
Raimonda Asllani 46 vjece nga Tirana me banim ne Kombinat u ekstradua dje ne mesdite prej oficereve te Policise se Shtetit nga Italia pasi ishte e denuar nga Gjykata e Tiranes me pese vite burg me akuzen e mashtrimit duke i marre nje gruaje dhe bashkeshortit te saj me banim ne Athine 20 mije e 50 euro si dhe nje sasi parash prej 700 mije lekesh te reja. Ramjonda Asllani eshte denoncuar me 4 qershor te vitit 2006 ne komisariatin e Policise nr. 2 nga Anila Skapeta nga Kombinati.
Skapeta iu ka pohuar hetuesve te policise se Asllani i kishte marre asaj aferisht 20 mije euro si dhe nje shume prej 700 mije lekesh. Sipas denoncueses ajo njihej familjarisht me te denuaren dhe kishin pasur me tyre hyrje-dalje familjare. Ne kohen qe Skapeta kishte qene ne Shqiperi ka komunikuar me Raimonda Asllanin pikerisht per dy viza amerikane qe ajo kerkonte per vete dhe te shoqin Vangjelin.
Pas bisedave mes tyre ne periudhen perpara vitit 2005 Skapeta vendosi ti dergonte parate e kerkuara Rajmonda Asllanit nepermjet nje agjenci te trasnfertave te parave. Sipas pretendimit te te denuares ajo duhej te merrte fillimisht gjysmen e parave dhe me pas pjesen tjeter do ta paguante ne momentin qe do te merrte vizen.
Sipas Rajmondes vizat ajo do ti siguronte fale lidhjeve qe ajo kishte me Arben Malajn i cili ne kohen kur jane paguar parate per vizat mesohet se ka qene minister i Financave ne qeverine qe drejtohej nga Fatos Nano. Pas bisedave mes tyre te here pas hershme emigrantja nga Kombinati me banim ne Athine te Greqise nisi ti transferonte parate duke kryer me teper se 40 transferta me shuma te ndryshme parash nga Athina e Greqise drejt Shqiperise. Te gjitha faturat e dergesave gruaja e demtuar i kishte ruajtur dhe ua paraqiti hetuesve te Policise se kryeqytetit.
Po keshtu ajo iu pohoi se kishte komunikuar me gruan se ciles i kishte transferuar parate me nje numer telefoni te nje kompanie te telefonise celulare ne vend. Nga hetimi i kryer policia zbuloi se numri i telefonit ishte i nje personi te njohur te Raimonda Asllanit. Ky i fundit iu kishte pohuar hetuesve se nuk kishte pasur dijeni se Raimonda po e perdorte numrin e telefonit per qellim keqdashese. Sipas burimeve te policise gruaja pasi ka marre parate ka nisur te mashtroje emigranten duke i pohuar asaj se kishte pasur probleme si dhe justifikime te tjera.
Pas me teper se nje viti nga koha e marrjes se parave Rajmonda Asllani u zhduk pa lene gjurme. Ne kushte te tilla emigrantja 50-vjecare denoncoi ne komisariatin e policise nr. 2 fqinjen e saj. Pas hetimit te kryer nga Policia dhe prokuroria ceshtja shkoi ne Gjykate dhe me 28 qershor trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari vendosi denimin maksimal me pese vite per Asllanin. Pas dhenies se vendimit e denuara u largua ne Itali ku edhe u arrestua me 10 mars te ketij viti per tu ekstraduar ne Shqiperi.