Pretenca, burg perjete vrasesit te dy policeve
Tirane-Prokuroria kerkon denimin me burgim te perjetshem, te Afrim Hasanajt, i akuzuar per vrasjen e dy policeve ne Kukes. Ne seancen e djeshme gjyqesore, prokurori i ceshtjes ka lexuar konkluzionet perfundimtare dhe i ka kerkuar Gjykates se Krimeve te Renda, masen me te rende te denimit per te pandehurin. Ne sallen e gjyqit, ka munguar vete i pandehuri, i cili perfaqesohej nga avokati mbrojtes, ndersa ishin te pranishem dy familjare te tij. Sipas prokurorise, provat dhe deshmite ne sallen e gjyqit gjate ketij procesi, vertetojne se 34-vjecari Hasanaj, eshte autor i vrasjes me paramendim te dy efektivave te policise, Ramadan Hila dhe Shkelzen Dobrusha. Ngjarja per te cilen prokuroria kerkoi kete mase denimi, ka ndodhur me 24 mars 2009 ne fshatin Shen Meri te Kukesit. Vrasja ndodhi pas nje konflikti mes autorit dhe dy punonjesve te policise. Nje jave para se te ndodhte vrasja, Afrim Hasanaj ne gjendje te dehur ka shkaterruar tavolinat dhe karriget ne nje lokal te fshatit. Pronari i lokalit ka lajmeruar policine dhe dy punonjesit Dobrusha e Hila kane nderhyre, duke kryer edhe nje kontroll ne banesen e Hasanajt, ku mendohet se ka ndodhur edhe konfrontimi fizik. Dy inspektoret e policise u qelluan me bresheri automatiku, ndersa ata ndodheshin ne nje lokal. Pas krimit autori u fsheh ne nje pyll prane fshatit te tij, ku u gjet pas disa ore kerkimesh nga policia. Autori i vrasjes se dy punonjesve te Policise se Shtetit eshte arrestuar pas nje telefonate me te motren."Kam vrare dy police. Do te vras veten", i ka thene Hasanaj te motres. Kaq ka mjaftuar qe policia te identifikoje vendndodhjen e autorit dhe ta arrestoje ate.
L.K
L.K