Ne 2010, perfundon kaosi i adresave
Tirane-Brenda gushtit te vitit 2010, Shqiperia do te kete nje sistem modern, evropian, elektronik te adresave, qe do te jete i nderlidhur me regjistrin kombetar elektronik te gjendjes civile. Per cdo shqiptar, qe figuron ne kete regjister te gjendjes civile, do te korrespondoje nje adrese e sakte ne regjistrin elektronik te adresave. Projekti do te zbatohet fale nje financimi prej 2.5 milione euro te Bashkimi Evropian per sistemin e adresave dhe 1.5 milione euro per vendosjen e tabelave me emrat e rrugeve. Qe te dyja keto projekte zbatohen nga projekti i prezences se OSBE-se ne Tirane.
Nderkohe prodhimi dhe vendosja e tabelave per grupin e pare te bashkive te medha te Shqiperise, konkretisht ne 10 bashki, do te financohet nga Banka Boterore nepermjet projektit LAMP dhe brenda ketij muaji, do te kryhet procedura e tenderimit.
Me kete rast dje ne hotel "Sheraton", Ministria e Brendshme organizoi konferencen per modernizimin e sistemit te adresave, organizuar ne bashkepunim me OSBE-ne. Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, tha se jane siguruar te gjitha pajisjet duke krijuar
infrastrukturen e nevojshme, per kete qellim. Sipas tij, procesi i numertimit te banesave ne te gjithe Shqiperine, parashikohet te perfundoje ne mars te vitit te ardhshem, ndersa percaktimi i nje adrese te sakte ne sistemin e adresave per cdo individ, eshte parashikuar te perfundoje ne gusht.
Kryetari i Delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan, duke pershkruar gjendjen aktuale te adresave ne Shqiperi, tha se eshte e veshtire gjetja e nje adrese te sakte.
"Gjithcka qe mund te shenohet ne adrese mund te jete nje pike referimi per ta gjetur ate por asnjehere adresa e sakte. Kjo situate eshte e njejta si ne Tirane ashtu edhe ne rrethe te tjera te vendit. Ne Shqiperi eshte e pamundur te shkosh ne destinacion",-tha ai. Ketu ambasadori Lohan permendi orientimin, qe pershkruhet ende me ndertesat e vjetra, si ish- ekspozita, stadiumi "Dinamo" etj. Ai i kerkoi strukturave qeveritare te krijojne nje mjedis te lehte orientimi per shqiptaret. Ambasadori Lohan, theksoi gjithashtu nevojen e shtimit te perpjekjeve nga zyrat e urbanistikes ne te gjitha njesite e qeverisjes vendore, per te realizuar detyrat deri ne perfundimin e plote te projektit, te modernizimit te sistemit te adresave.