Bashkim Shehu konkurron në “Ballkanika ‘08”
Shkrimtari Bashkim Shehu me romanin e tij “Angelus Novus” do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin për romanin më të mirë të Ballkanit për vitin 2008. Çmimi letrar “Ballkanika 2008” për fituesin e romanit më të mirë pritet të shpallet më 5 tetor në Shkup, të Maqedonisë. Janë propozua dhe dorëzuar prej kohësh veprat e autorëve nga secili vend ballkanik dhe juria e përbërë nga një anëtar nga secili vend po shqyrton prej
kohësh veprat. Në ceremoni, veç anëtarëve të jurisë, autorëve kandidatë dhe botuesve organizatorë, do të jenë të pranishëm personalitetet më të njohur të jetës kulturore në Maqedoni dhe personalitetet më të larta të jetës politike të këtij vendi, përfshirë edhe presidentin e Maqedonisë, nën kujdesin e të cilit zhvillohet kjo veprimtari.
Organizator për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë konkurs ndërkombëtar
është Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena”. Për vitin 2007 juria e Shqipërisë ka propozuar si kandidat për çmimin“Ballkanika” shkrimtarin Bashkim Shehu dhe romanin e tij “Angelus Novus”. Vepra është botuar në vitin 2006 dhe është pritur më interes nga lexuesi shqiptar. Kritika dhe shtypi e kanë vlerësuar si një nga veprat që ngjalli interes dhe diskutime në rrethe intelektuale dhe është nga veprat më të shitura gjatë kësaj periudhe. Vepra është në proces botimi në Amerikë dhe në Francë. (Për më shumë shih në fund të këtij materiali
informativ). Juria shqiptare, që ka vlerësuar dhe propozuar autorin dhe romanin
shqiptar si konkurrente për çmimin “Ballkanika” ka qenë e përbërë nga: Jorgo Bulo, Piro Misha, Diana Çuli, Ylljet Alickaj. Ndërsa në jurinë ballkanike Shqipëria do të përfaqësohet nga Diana Çuli. Disa nga autorët dhe veprat që konkurojnë për vitin 2007: Bullgari: Alek Popov: Kutia e zezë; Greqi: Takis Theodoropoulos: Trillimi i Venerës së Milos; Maqedoni: Iljana Dirjani: Botë të fshehta; Rumani: Aura Christi: Vendi i paprekshëm; Serbi: Vladislav Bajac: Hamami ballkanik; Turqi: Tasim Uzjel, Gradiaçiela.