Gramoz Ruci rikonfirmohet kryetar i grupit parlamentar te Partise Socialiste
Shqipëria e Gjeneratës tjetër nisi me rikonfirmimin unanim të Gramoz Ruçit si kryetar i grupit parlamentar, nga kryesia e Partisë Socialiste. Njoftimin e dha vetë kryetari Rama përballë deputetëve të tij.
Rama kërkoi nga deputetët që të mos shfryjnë drejt ekzekutivit presionin e votuesve për vënde pune por ta administrojnë atë sa më mirë. Kryeministri I ardhshëm dha rregulla të qarta për të evituar nepotizmin në administratë.
Në fjalën e tij, Rama iu përgjigj me të njëjtën monedhë akuzave të Kryeministrit Berisha, qeveria e të cilit tha se la pas një libër të rrënimit që nuk duhet përsëritur nga socialistët.
Ndërsa përsëriti nevojën e një skuadre kompakte, Rama u shpreh i kënaqur nga aprovimi që qytetarët i kanë dhënë ekzekutivit që pritet të drejtojë. Sipas kryesocialistit, sondazhet e brendshme flasin për një nivel prej 70%.
Partia Socialiste njoftoi sot vakancën
Partia Socialiste njoftoi sot vakancën për postin e kryetarit të saj. Në mbledhjen që zhvilloi sot kryesia e PS-së diskutoi mbi një çështje tillë dhe sipas statutit, mandati katër vjeçar i kryetarit të Partisë Socialiste është në përfundim. Përmes një sqarimi, drejtoria e komunikimit të PS bëri me dije se kryesia vendosi të ngrihet një grup pune që do të propozojë kohën e përshtatshme se kur do të zhvillohen zgjedhjet në parti. Ndërkohë që vetë Rama nga ana e tij, nuk duket i shqetësuar. Kryesocialisti nuk do të jetë në Shqipëri kur t’i mbarojë mandati. Në fund të shtatorit ai është ftuar në SHBA nga ish-presidenti Bill Clinton në konferencën për iniciativën globale organizuar prej tij.
Kjo do të jetë gara e peste e Ramës për kreun e PS-së. Nga 4 të parat, vetëm njërën ka humbur, në vitin 2003 kur kandidoi përballë Fatos Nanos dhe Rexhep Meidanit. Dorëheqja e Nanos në 2005 e vuri përsëri përmballë ish-presidentit të republikës Meidani, të cilin e mundi duke për herë të parë kryetari i socialistëve. Mandati i nisur nga Nano gjithsesi skandonte në 2007, vit kur Rama u përballë dhe fitoi ndaj Shkëlqim Metës. Ishte hera e parë që PS aplikoi parimin “një anëtar një votë”. Edhe ky mandat nuk i zgjati shumë pasi në 2009 dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme, por rikandidoi duke fituar ndaj Maqo Lakrorit.