E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Fier-Tepelene perfundon para vitit te ri

Rruga Fier Tepelenë do të përfundojë në nëntor të këtij viti. Përfaqësues të dikasterit të punëve publike informauan shtyrjen e aftiti të punimeve, por që do të çojnë në mbylljen e këtyre punimeve para vitti të ri.

Marrëveshja ndryshuese me Bankën Europiane të investimeve kaloi në komisionin e Ekonomisë me debate mes deputetëve. Aryeja kryesore e shtyrjes së kësaj marrëveshje është piërisht dnryshimi I projektit, që solli nevojën e ndëtimit të urave ngritës në segmentin Damëz Tepelenë. Kjo bëhet me qëllim që të mbrojnë atë nga përmbytjet e mundshme pas ndërtimit të HEC-it të Kalivaccit.

Kjo shtesë projekti, ka një vlerë prej 12 mln eruo dhe pritet të paguhet nga koncensionari që po ndërton rrugën.

Rruga ka një financim total prej 70 mln euro të financuara nga kreditë e marra nga BERZH dhe BEI. Këto punime nisën që në viti 2008 dhe priteshin të përfundonin në vitin 2011. Në 1 gusht të këtij viti u hap për trafikun segmenti i parë i Levan Tepelene me një gjatësi 35 km. Aktualisht është duke u punuar në segmentin Damëz-Tepelenë. Drejtori a e rrugëve ka deklaruar se kjo rrugë do të përfundojë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›