E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora, problematike disa akse, izolohen rreth 20 komuna

TIRANE-Përkeqësimi i motit që nisi prej ditës se djeshme dhe vijoi gjatë pjesës më të madhe të ditës së sotme ne mbarë vendin ka krijuar një situatë problematike në disa qarqe.

Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore.
Bora e rënë me intensitet bllokoi dhe akset kryesore, por puna e kryer gjatë ditës nga drejtoritë rajonale të vendit normalizoi situatën, duke rekomanduar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët. Policia njofton se akset janë të kalueshme për automjtete e vogla, por jo për tonazhet e rënda. Ndërkohë komuna të tëra në zonat e thella malore vijojnë të qëndrojnë të bllokuara prej ditësh.
Në qarkun Kukës:
1. Aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për makinat e vogla si dhe për mjetet deri në 3.5 ton,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krumë – B. Curri i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi Topojan – Kukës i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,

7. aksi Shëmri – Qafë Shllak i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,

Në të gjitha akset nacionale në këtë qark po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,
2. aksi Bulqizë – Shupenz – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,
5. aksi Reç – Zall Dardhë – Arras – Muhurr – Peshkopi i pakalueshëm,
6. aksi Steblevë – Librazhd i pakalueshëm,
7. aksi Arras – Lurë i pa kalueshëm.

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli.
Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm,
2. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
4. akset Koplik – Razëm, Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,

5. aksi Qafë Mali – Dardhë i pakalueshëm,
6. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka edhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për makinat e vogla si dhe për mjetet deri në 3.5 ton,
2. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës dhe Shpalit akset rrugore janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm me zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Hotolisht - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë për mjetet e vogla, po punohet për pastrimin e tij si dhe po hidhet kripë në bashkëpunim me entin pronar të rrugës.
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafa e Qarrit - Qafë Thanë kalohet me zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë - Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshme
3.aksi Korçë – Ersekë kalohet me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla.

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli.
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet me zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet me zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm me zinxhirë,
3. Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë me vështirësi.
Në qarkun Vlorë:
1.në segmentin rrugor Vlorë – Llogora lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë me vështirësi dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
Policia rekomandon
1. Respektimin e normave të shpejtësisë.
2. Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
3. Përdorimin e rripit të sigurimit.
4. Shmangien e parakalimeve të gabuara.
5. Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
6. Përdorimin e dritave jo verbuese.
7. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Emergjencat: Shumë komuna të bllokuara

Kreu i Emergjencave, Alfred Olli komentoi situatën e ditës së sotme krijuar nga reshjet e rëna me intensitet të borës gjatë 24 orëve të fundit.
Olli u përqëndrua në situatën tek komunat, ku sipas tij, më problematiket janë zonat e thella në Shkodër dhe Kukës.
“Malësia e Madhe ka 4 komuna të bllokuara. Në Kukës janë tëe kalueshme rrugët, rruga e Kombit, austotrada është e qarkullueshme në të dyja drejtimt falë punë së bërë nga drejtoritë rajonale për pastrimin e borës. Janë 14 borëpastruese që kanë marrë përsipër mirëmbajtjen e kësaj autostrade”.

Sa i përket Korcës, Olli tha se ky qark ka 4 komuna të bllokuara, ndërsa rrugët aktualisht i ka të qarkullueshme.
Në Gjirokastër, kreu i emergjencave bëri të ditur se janë 7 komuna të bllokuara.

Sipas Drejtorisë së Emergjencave, prefektët e qarqeve po ndjekin në vazhdimësi situatën pasi moti i keq jo vetëm që ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona, por po siguron dhe ushqime për zonat e izoluara nga bora.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Moti i keq, avioni Lubjanë-Prishtinë ulje të detyruar në Rinas Porte, stuhia shkakton vonesa në oraret e trageteve Reshje bore në gjithë vendin, mbyllen shkollat në Pukë 80 persona vdesin në Evropë si pasojë e të ftohtët FOTO: Dëbora dhe acari pushtojnë vendin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›