E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, avioni Lubjanë-Prishtinë ulje të detyruar në Rinas

TIRANE-Moti i keq shkaktoi ditën e sotme uljen emergjente të një avioni në aeroportin e Rinasit. Avioni i linjës Lubjanë-Prishtinë kreu ulje të detyruar në aeroportin shqiptar për shkak rrymave të forta ajrore të shkaktuara nga stuhitë me borëqë kanë përfshirë Evropën Qëndrore dhe Lindore.

Zyra per shtyp e Aeroportit bëri të ditur se linja ajrore e këtij avioni mundësoi nisjen e pasagjerëve të zbritur nga avioni me autobusa drejt Prishtinës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›