E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët prej 2 ditësh të strehuar tek Av. Popullit, Sequi: BE 1.5 milionë euro

TIRANË- Rreth 45 persona, fëmijë gra, burra dhe të moshuar kanë kaluar mbrëmjen në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit. Ato kanë kaluar një natë të ngrohtë në sallën e mbledhjeve, ku për shkak të temperaturave të ulëta janë zhvendosur nga cadrat provizore të ngritura në oborr.

Shefi i kabinetit të Avokatit të Popullit, Ervin Karamucu, bën me dije për NEWS24 se situata paraqitet e qetë përvec disa probleme të vogla me shëndetit për fëmijët, ndërkohë që thekson se ato do qëndrojnë deri në momentin e gjetjes së një strehimi të sigurtë për to.

“Ka probleme me disa fëmijë të vegjël, për shkak të motit, por sic e patë, kanë ardhur doktorë dhe situata paraqitet e qetë. Ata janë nën përgjegjësinë tonë. Ndihmat kanë ardhur dhe do të vinë. Sot ka vizituar zyrën ambasadorja zvicerane”,- u shpreh shefi i kabinetit.

Ai sqaron se ka sinjalizime nga ana e qeverisë për zgjidhjen e cështjes , ndërkohë që theksoi se institucioni i Avokatit të Popullit po monitoron situatën e komuitetit rom dhe është i vendosur në zgjidhjen e përshtatshme.

“Ne mendojmë se dicka ka filluar të zgjidhet nga ana e qeverisë. Jemi njoftuar se do jetë një vendim i Këshillit të Ministrave për transferimin e romëve në zonën e Sharrës. Ne jemi njohur vetëm dje me ambientin e ri dhe mendojmë ti shoqërojmë dhe të shohim se cilat do jenë kushtet ku ata do qëndrojnë”,- nënvizoi shefi i kabinetit të Avokatit të Popullit, Ervin Karamuc.

Dje rreth 50, fëmijë, gra, të moshuar dhe burra nga komuniteti rom kane ngritur cadrat ne ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit. Qëllimi eshte gjetja e një mënyre për strehimin e tyre sepse që nga djegia e barakave të tyre tek Stacioni i Trenit e kanë të pamundur të ngrejnë cadra diku tjetër pasi tokave u ka dalë pronari.

SEQUI: BE 1.5 MILION EURO PËR ROMËT
Avokati i Popullit, Igli Totozani pas takimit me ambasadorin e BE, në Tiranë Etore Sequi u shpreh se prezenca e ambasadorit është ndihmë e madhe për institucionin, ndërkohë që ritheksoi mbështetjen e tij për trajtimin korrekt të situatës.

“Dua të falenderoj ambasadorin Sequi, pasi është mbështetje e madhe në përgjithësi dhe në këtë situatë të cilën po e kalojmë. Është një ndihmë e madhe fakti që ambasadori Sequi është këtu dhe ne si institucion shprehim gjithë mbështetjen tonë në trajtimin sa më korrekt të kësaj situate dhe me organet kompetente”,- u shpreh Totozani.

Ambasadori Sequi nga ana e tijsolli në vëmendje nëshkrimin e marëveshjes financiare mes Shqipërisë dhe BE-së , ku në sajë të saj 1.5 milionë lekë shkojnë për komunitetin rom.

“Lejoni të them se sot kam nënshkruar marrëveshjen financiare Shqipëri-BE 82 milion euro, brenda së cilës 1.5 milionë euro i takon ndihmës ndaj komunitetit rom. Kjo është arsyeja pse BE i jep një rëndësi të madhe përfshirjes së komuniteti rom. Kjo është edhe pjesë e 12 prioriteteve të BE, 1 prej tyre ka të bëjë me përshfirjen e romëve. Po ashtu mund të vëretohet edhe angazhimi ynë se në dhjetor 2011 BE ka bërë seminar me Shqipërinë për përfshirjen e komunitetit rom. Ndaj jam këtu sot për të shprehur mbështetje ndaj Avokatit të Popullit dhe së dyti se për arsye se prania ime është në përputhje absolute me mbështetjen e BE-së për komunitetin rom”,- theksoi Sequi.

Ambasadori i BE, theksoi se ministri i Punës Spiro Ksera e ka siguruar se cësthja do të zgjidhet shumë shpejt.

TOTOZANI ME AMB. ZVICERANE: KËRKOJMË NJË ZGJIDHJE AFATGJATË
Avokati i Popullit Igli Totozani, pas takimit me ambasadoren zvicerane dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat.
Totozani u shpreh se institucioni i Avokatit të Popullit është i angazhuar që të mbrojë të drejtat e komunitetit rom, ndërkohë që theskoi se institucioni që përfaqëson do tu vijë në ndihmë të gjtihëve që kërkojnë.

“Avokati i Popullit është një institucion që ka qenë pranë qytetarëve rom. Kam informacione që gjërat kanë filluar ë lëvizin, por unë nuk jam personi i duhur të them si do zgjidhet, por këta persona janë këtu. Atyre që thonë se është një shoë të vinë këtu të shohin gjendjen.
Kush ka nevojë mund të vijë tek Avokati i Populli”,- u shpreh Totozani.

Nga ana e saj, ambasadorja zvicerane u përgjigj interesit të gazetarëve për transparencën dhe kontrollin se ku shkojnë fondet e qeverisë zvicerane.

“Qeveria zviceriane mbështet projektin për romet dhe ky është projekt konkret. Unë jam e angazhuar vetë me këtë problem dhe kam takuar pjesëtarë të shoqatave dhe e kam kontrolluar mbërritjen e fondeve. Është e rëdnësishme që të japin kontributin tonë dhe shpresoj që qeveria shqiptare të gjejë zgjedhjen e duhur për këtë komunietit”,- u shpreh ambasadorja.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›