E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutohet projektligji, debate në Shkup mbi ushtarët e UÇK-së

Në Parlamentin maqedonas u debatua mbi projektligjin që kërkon tu japë status të veçantë ushtarëve maqedonas që luftuan kundër UÇK-së në luftën e vitin 2001, duke i cilësuar ata si heronj. Projektligji ka ndezur debate të forta me partitë shqiptare në këtë vend. Por kjo nuk ka frenuar asnjë anëtar të partisë së Gruevskit ti japë gojës fort për ti quajtur ushtarët e UÇK-së si terroristë. Partia e Kryeministrit Nikola Gruvski, VMRO-DPMNE, është koalicion me BDI-në, ku lideri i saj, Ali Ahmeti, ka qenë komandant në UÇK. Por deputeti maqedonas, Vele Gjeorgjevski, nuk u frenua as nga kjo duke thënë se: Nuk do të isha përkulur asnjëherë para një ushtari të vrarë të ushtrisë ekstremiste dhe terroriste që e kishte sulmuar Maqedoninë në vitin 2001. Sa i përket ligjit, ai do të kalojë në Kuvend dhe në atë mënyrë do të korrigjohet një padrejtësi që u është bërë ushtarëve që mbrojtën Maqedoninë, tha ai. Deputetët e BDI-së thanë se do të përdorin edhe mekanizma tjerë ligjorë për të bllokuar projektligjin e VMRO-DPMNE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›