Obama Nuk e nxitojme ikjen nga Afganistani
Presidenti amerikan, Barak Obama tha se nuk do të ketë “nxitim për largim” nga Afganistani, pavarësisht vrasjes së 16 civilëve afganë nga një ushtar amerikan më 11 mars. Obama tha në një intervistë për një televizion lokal amerikan se edhe më tej mbetet i domosdoshëm “largimi i përgjegjshëm, në mënyrë që të mos ketë nevojë serish për kthim ”.
“Ajo që nuk duam ta bëjmë është nxitimi për t’u larguar. Ne kemi qindra këshilltarë në sektorin civil, ne kemi sasi të madhe të pajisjeve në Afganistan, që duhet të largohen. Ne duhet të sigurohemi se afganët do të mund të mbrojnë kufijtë e tyre dhe të pengojnë kthimin e Al Kaidës. Prandaj duhet të sillemi në mënyrë të përgjegjshme”, ka thënë Obama.
Ai theksoi se SHBA-të nuk do të qëndrojnë në Afganistan, “më shumë sesa ky vend të ketë nevojë”.
Vrasjet sërish kanë përkeqësuar marrëdhëniet mes SHBA dhe Afganistanit, të cilat ishin acaruar që pas lajmit se trupat amerikanë në Afganistan kishin djegur kopje të Kuranit.
Në zhvillimet më të fundit nga Afganistani, një ushtar afgan është vrarë kur militantët e dyshuar kanë hapur zjarr ndaj një delegacioni qeveritar afgan që po vizitonte zonën ku u vranë civilët afganë. Dy persona tjerë janë plagosur.
Ndërsa, qindra studentë në qytetin lindor të Xhelalabadit kanë protestuar kundër sulmit të ushtarit amerikan.
Ata kanë brohoritur parulla si “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje ushtarit që vrau civilët tanë”.
Disa protestues kanë djegur një portret të presidentit Barak Obama.
Ushtari amerikan, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, i cili mëngjesin e 11 marsit nga baza e tij në Kandahar ka vrarë mbi 16 civilë afganë, mund të dënohet me vdekje.
Kjo është paralajmëruar nga sekretari i mbrojtjes, Leon Paneta, i cili gjatë udhëtimit për në Kirgizi tha se i dyshuari do të gjykohet sipas ligjit ushtarak amerikan, i cili në disa raste lejon edhe dënimin me vdekje.