E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet vazhdon beteja e republikaneve

Kandidatët presidencialë republikanë janë në kërkim të përmirësimit të shanseve për të përfaqësuar partinë e tyre në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa shteti i Alabamës dhe Misisipit mbajnë zgjedhjet paraprake të martën.
Kandidati udhëheqës, Mit Romni po shpreson që të mposhtë konkurrentët, në veçanti Rik Santorumin, me të cilin zhvilloi betejë të ashpër të fituar nominimin e republikanëve.
Kandidati i tretë, Njut  Gingrich, duhet të fitojë në njërin, ose në të dy shtetet, për të vazhduar garën.
Alabama dhe Misisipi së bashku kanë 90 delegatë, të cilët do të shpërndahen për kandidatët proporcionalisht në bazë të votave të përgjithshme.
Kandidatët për të fituar iu duhet mbështetja e 1,144 delegatëve, për të konfirmuar pastaj nominimin në Konventën Kombëtare të partisë në Tampa të Floridas.
Aktualisht Romni udhëheq më shumë se 400 delegatë.
Në Misisipi, analistët e kanë vendosur Gingrich përpara Romney, përkatësisht me 33 për qind të votave kundrejt 31 për qind, ndërsa Santorum të tretin me 27 për qind.
Sondazhi i “Public Policy Polling” tregon gjithashtu se 52 për qind e votuesve të Misisipit besojnë se presidenti, Barack Obama është mysliman, ndërkohë që të njëjtën gjë besojnë fare më pak se gjysma e të anketuarëve në Alabama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›