Bashkimi Evropian miraton planin e shpetimit per ekonomine
Bashkimi Evropian ka hartuar nje pakete 750 miliarde euro, per te evituar rrezikun e sulmeve te ndryshme spekulative duke evituar edhe hijet e dyshimit mbi vendet qe rrezikojne te zhyten ne krize, ashtu si Greqia. Paketa eshte miratuar pas 10 ore bisedimesh mes ministrave te Financave te BE-se, te cilet ishin mbledhur ne Bruksel. Gjate mbledhjes maratone iu kerkuan sakrifica edhe Portugalise e Spanjes, vende qe konsiderohen si me te rrezikuarat per t'u prekur nga "virusi" grek. Ky eshte plani me i madh i shpetimit i hartuar ne Eurozone. Nderkohe, Presidenti amerikan, Barak Obama ka telefonuar homologun francez Sarkozi dhe Kancelaren gjermane Merkel, te cileve u ka bere me dije per domosdoshmerine e nje pergjigjeje te forte nga Evropa, e cila duhet te besoje tek tregjet. Ne kete pakete, 250 miliarde euro do te levrohen nga FMN-ja, ndersa pjesa tjeter nga Bashkimi Evropian. Nje tjeter mbeshtetes eshte edhe Banka Qendrore Evropiane, e cila do nderhyje ne vendet e Eurozones duke blere tituj publike ne rast rreziku. Nderkohe, dita e bisedimeve nuk ka shkuar si ne vaj per ministrat pasi situata u be e paqarte, per shkak te nje dhimbjeje qe ka prekur ministrin gjerman Wolfgang Schauble, i cili u shtrua ne spital, ndersa nje moment tjeter kritik ishte refuzimi i projektit nga ana e Londres.