E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet, rritje 7 lekë brenda muajit

10/05/2010 Gjendja

Çmimet e karburanteve kanë pësuar rritje prej dy muajsh, pas një stabiliteti që pati ky treg në fillim të këtij viti. Vetëm në ditët e fundit të kësaj jave, në pikat e karburanteve në vend çmimi i naftës dhe benzinës është rritur deri me 7 lekë për litër. Kështu tregu i brendshëm i karburanteve ka filluar që të reflektojë rritje, ndërkohë që në bursat ndërkombëtare, çmimet e arit të zi kanë pësuar rënie të ndjeshme. Sipas burimeve nga Shoqata e Hidrokarbureve, rritja e çmimeve të karburanteve është si rezultat i futjes në treg i depozitave që në bursë është blerë me 82 $ për fuqi, si dhe rritja e taksave portuale. Sipas të dhënave të tregut, çmimet e karburanteve variojnë nafta nga 138-145 lekë për litër, ndërsa benzina nga 138-149 lekë për litër, ku vetëm gjatë javës së fundit kanë këto produkte kanë pasur një rritje prej 3 lekësh për litër. Ndërsa në fund të vitit që lamë pas nafta shitej me 125-130 lekë për litër, ndërsa benzina 130-136 lekë për litër. Një tjetër dukuri është se në disa pika karburantesh brenda qytetit edhe çmimet e karburanteve janë të ndryshme, megjithatë duket se çmimi i karburanteve nuk do të frenohet, pasi tregtarët e justifikojnë edhe me faktin se vlera e dollarit po rritet dhe kjo do të ndikojë direkt në tregun shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›