Prodhimi vendas ul inflacionin
Niveli i pergjithshem i cmimeve ka rene gjate muajit prill, ne krahasim me mesataren e ketij viti per shkak te uljes se cmimeve ne disa artikuj ushqimore, qe jane prodhuar ne vend. Instituti i Statistikes njoftoi dje se inflacioni gjate muajit prill arriti 3.5 per qind. Nje vit me pare inflacioni ne muajin prill ishte 1.9%. Gjithsesi shifra ndonese eshte me e ulet se e tre muajve te pare te vitit, eshte mbi mesataren historike te viteve te fundit dhe shume afer objektivit te siperm te Bankes se Shqiperise 4 %. Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje ulje prej 1.4 per qind, brenda ketij grupi ulja me e madhe prej 8.2 per qind verehet ne nengrupin "zarzavate perfshire patatet". Ketu mund te permendim uljen e cmimit te kastraveceve me 44.9 per qind, spinaqit me 25.8 per qind, sallates jeshile me 19.5 per qind, patellxhaneve me 19.4 per qind, qepeve te njoma me 13.5 per qind, domateve me 3.0 per qind, specave me 2.3 per qind etj. Gjate muajit prill cmimet jane ulur edhe ne disa nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te vecojme uljet ne nengrupet, "peshk" 0.4 per qind, "qumesht djathe e veze" 0.2 per qind, "pije jo alkoolike" 0.4 per qind, etj. Ndersa, cmimet e nengrupit "fruta" shenuan nje rritje prej 1.4 per qind, ku mund te permendim rritjen e cmimit te kivit me 4.3 per qind, limoneve me 2.1 per qind, bananeve me 1.8 per qind, portokalleve me 0.7 per qind, etj. indeksi i grupit "Veshje dhe kepuce" shenoi nje ulje prej 0.2 per qind, ku mund te permendim uljen e cmimit te veshjeve per gra me 0.3 per qind, kepuceve per burra me 0.5 per qind, kepuceve per gra me 0.3 per qind, etj. indeksi i grupit "pije alkoolike dhe duhan "shenoi nje rritje prej 0.8 per qind, brenda te cilit cmimi i duhanit shenoi nje rritje prej 1.4 per qind. Indeksi i grupit "Transport" shenoi nje rritje prej 0.2 per qind. Edhe gjate ketij muaji vazhdoi rritja e cmimit te karburanteve dhe konkretisht cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 5.8 per qind, dhe cmimi i benzines 4.5 per qind. Indeksi i grupit "Shendeti" shenoi nje rritje prej 1.9 per qind, ku mund te vecojme rritjen e cmimeve te medikamenteve me 2.1 per qind.
Ndryshimet e cmimeve gjate muajit prill
Ulje e cmimeve ne (%)
Kastravecet 44.9 %
Spinaqi 25.8 %
Sallata jeshile 19.5 %
Patellxhane 19.4 %
Qepe te njoma 13.5 %
Domate 3.0 %
Speca 2.3 %
Peshku 0.4 %
Qumesht djathe e veze 0.2 %
Pije jo alkoolike 0.4 %
Rritje
Kivit 4.3 %
Limone 2.1 %
Banane 1.8 %
Portokalle 0.7 %
Pije alkoolike dhe duhan 0.8 %
Nafta 5.8 %
Benzina 4.5 %
Medikamente 2.1 %