Bashkimi Evropian shpreson per arritje te marreveshjes brenda javes
Bashkimi Evropian ka shfaqur shpresen e tij, se deri ne fund te javes do te arrihet nje marreveshje me Prishtinen per planin gjashtepikesh te OKB-se per pranine nderkombetare ne Kosove. Nje zedhenese e shefit te diplomacise evropiane, Kristina Gallak, deklaroi dje se Bashkimi Evropian shpreson ne shtrirjen e EULEX-it ne te gjithe territorin e Kosoves deri ne dhjetor te ketij viti. Sipas saj, ky mision do te punoje ne kuader te rezolutes 1244, qe vazhdon te ofroje nje rol per OKB-ne. Gallak tha se kjo nuk do te kufizoje mundesite e EULEX-it qe te punoje me institucionet e Kosoves mbi bazen e ligjeve te aplikueshme ne Kosove. Ajo tha se EULEX-i do te mbaje pergjegjesi te kufizuara ekzekutive dhe, ne te njejten kohe, do te respektoje kornizen institucionale dhe ligjore te Kosoves. “Ne vazhdojme te jemi shume te angazhuar me Beogradin dhe me Prishtinen. Zyrtaret e larte jane ne kontakt te vazhdueshem me te dyja palet dhe njekohesisht, kemi konsultime ne mesin e vendeve anetare te BE-se edhe pas takimit ministror”, deklaroi zyrtarja e Bashkimit Evropian. Sipas saj, BE shpreson shume dhe do te vazhdojme te punojme, qe te mund te arrijme nje konkluzion rreth kesaj ceshtjeje para fundit te javes. “Ajo qe ka rendesi eshte e para, EULEX-i do te jete i mire per qytetaret e Kosoves dhe per qytetaret e Serbise. E dyta, ne shpresojme shume qe EULEX-i te jete operacional ne dhjetor dhe ky eshte qellimi yne ne kete moment”, theksoi Gallak. Beogradi zyrtar beri me dije se ka arritur marreveshje me OKB, qe nese miratohet, do te mundesoje shtrirjen e EULEX.