Durrës, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe prostitucion
Katër persona të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli janë kapur dhe më pas arrestuar nga struktura KundërTrafiqeve të Paligjshme Durrës.Shtetasit të cilët kërkoheshin nga drejtësia italiane për vepra penale, kryesisht në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikut të drogës janë si më poshtë:
1-Andi Agasi, 37 vjec, banues në Durrës. Ky shtetas është shpallur në
kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore të Catanzaros, kanë lëshuar Urdhërin e Arrestit për veprat penale për bashkëpunim në trafikimin e narkotikëve. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Arezzos me 20 vjet burg për veprat e mësipërme.
2-Gëzim Lila, 46 vjec, banues në Xhafzotaj. Gjykata e Catanzaros Itali
ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shfrytëzimit në formën e skllavërisë.
3-Roland Domi, 42 vjec, banues në Durrës, i shpallur në kërkim
ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ndaj tij, autoritetet gjyqësore të
Xhenovës Itali kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale të
shfrytëzimit të prostitucionit. Dënimi maksimal i parashikuar për këtë vepër është 24 vite burgim.
4-Ilir Dervishi, 40 vjec, banues në Sukth Durrës, i shpallur në kërkim
nga Interpol Roma, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore të Xhenovës
Itali, kanë lëshuar Urdhër Arresti për veprën penale të shfrytëzimit
të prostitucionit. Dënimi maksimal që mund të jepet për shtetasin e mësipërm është 15 vjet burg.
Për shtetasit e mësipërm janë kryer të gjitha praktikat e nevojshme proceduriale lidhur, të cilët do të jenë në pritje të ekstradimit drejt Italisë.