Bashkimi i Mesdheut dhe sfidat e integrimit
Ky forum u përqendrua në Bashkimin për Mesdheun dhe alternativat por edhe mundësitë që parashtron ky bashkim për Shqipërinë, si një anëtare më të drejta të plota.
Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio e strukturoi fjalimin e tij duke u mbështetur në 3 akse kryesore që lidhen me kuptimin e përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, sfidat dhe mundësitë që ky bashkim ofron për vendet anëtare të saj duke theksuar pozicionin e Shqipërisë si një anëtare me të drejta të plota.
Ambasadori u ndal në mënyrë të veçantë në përshkrimin e Bashkimit për Mesdheun si një hapësirë e përbashkët që ngrihet mbi vlerat e paqes, prosperitetit (ekonomik dhe social) dhe dialogut. Sipas tij Mesdheu është kufi strategjik për Bashkimin Evropian ndaj Shqipëria në perspektivën e saj Europianizuese duhet të kujdeset për stabilitetin rajonal.
Në fjalën e tij, ambasadori Montobbio duke përmendur rëndësinë që ka rajoni i Mesdheut u shpreh se sfida e Shqipërisë janë pikërisht marrëdhëniet me partnerët dhe kujdesi që duhet të tregojë për stabilitetin rajonal. Takimi u përshëndet edhe nga Ilir Meta, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.
Ai përshëndeti organizimin e këtij forumi 3 palësh dhe theksoi rëndësinë e Bashkimit për Mesdheun si vazhdim i Procesit të Barcelonës. Bashkimi për Mesdheun ngrihet mbi tregun e përbashkët dhe vlerat e tolerancës, qytetërimit dhe dialogut ndaj në ketë kontekst Shqipëria duhet ti kushtojë vëmendje të veçantë dialogut rajonal. Ajo është një përgjigje nga problemeve të përbashkëta me të cilën ballafaqohen vendet e rajonit duke patur një impakt strategjik për secilën prej tyre.