E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dhe deputetët PS-së vizituan sot kraterin e Gërdecit

Përfaqësuesit e lartë socialistë kanë vendosur kurora me lule dhe kanë kryer homazhe afër kraterit në kujtim të 26 jetëve të humbura në këtë tragjedi që nuk kurseu as fëmijë e gra.

Në fjalën e mbajtur për mediat, deputeti Namik Dokle, në emër të Partisë Socialiste ka akuzuar qeverinë, duke u shprehur se krateri i Gërdecit është krateri i dhimbjes për jetën e njerëzve, është krateri i akuzës për ata që ngritën fabrikën e vdekjes.

"Ai krater është krateri i dhimbjes edhe krateri i akuzës. Është krateri i dhimbjes, sepse aty u prenë ëndrrat e fëmijëve për një jetë më të mirë. Aty u prenë shpresat e nënave për jetën e fëmijëve të tyre. Aty u prenë projektet e baballarëve për jetën e familjeve të tyre. Kjo dhimbje nuk mund të harrohet as nga ne, dhe as nga të gjithë shqiptarët”, tha Dokle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›