E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi i bankave greke analistet shqiptare Nje iniciative e duhur

 Bashkimi i bankave greke, vlerësohet nga ana analistëve shqiptarë, si një iniciativë e duhur, që do të çojë në krijimin e një banke të fuqishme.

Konkretisht, bashkimi i dy bankave greke, “Alfa Bank”, e cila operon prej disa vitesh në tregun shqiptar dhe “Euro Bank” në Greqi, ka krijuar një bankë të fuqishme.

Është ky opinioni i ekspertit Civici, sipas të cilit në kushtet financiare që gjendet Greqia, vendimi për bashkimin e bankave ishte i duhuri.

Sipas tij, kjo do të ketë vetëm ndikime pozitive edhe për tregun bankar shqiptar.

Po ashtu, bashkimi i dy bankave në një të vetëm është mirëpritur edhe nga tregjet ndërkombëtare.

Sipas analistëve të huaj, bashkimi i dy bankave, të cilat momentalisht mbajnë vendin e dytë dhe të tretë në Greqi, do të krijojë pikërisht bankën më të madhe të vendit me asete rreth 150 miliardë euro, me më shumë se dy mijë degë si dhe rreth 80 miliardë euro në depozita.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›