E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr per nje fejese te deshtuar ne Berat bilanci 6 te plagosur

6 të plagosur është bilanci i një sherri që ka përfshirë dy familje në rrethin e Beratit për shkak të një fejese të dështuar.

Njëri nga të plagosurit, në gjendje të rëndë shëndetësore, është dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku Bajram Fushtani se bashku me djalin e tij kanë qëlluar me mjete të forta ndaj anëtarëve të familjes Zenuni, pasi këta të fundit kanë kundërshtuar fejesën e vajzës së tyre me djalin e familjes Fushtani.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›