Bashkitë e majta paralajmërojnë qeverinë: Protesta nëse cenohet pushteti vendor
Sipas drejtuesve vendorë, qeveria po e faturon krizën ekonomike në kurriz të bashkive
Eljona Lata
Pushteti vendor i majtë ka paralajmëruar qeverinë se së shpejti do të nisë protestat në mbarë vendin nëse kjo e fundit nuk ndjek politika më të buta përsa i përket autonomisë vendore. Ky fakt u bë i ditur në mbledhjen e djeshme të zhvilluar midis Këshillit Drejtues të shoqatës “Për autonominë vendore” me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Krerët e bashkive shprehën shqetësimin e tyre lidhur me situatën e vështirë, krizën financiare dhe institucionale të qeverisë, por njëkohësisht edhe vendosmërinë për vijimin e protestave. Kreu i shoqatës “Për autonominë vendore”, Artan Shkëmbi, u shpreh: “Jemi shumë të shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë. Qeveria ‘Berisha’, me veprimet e saj antiligjore dhe antikushtetuese, kërcënon gjithnjë e më shumë autonominë e pushtetit lokal dhe po përpiqet ta importojë krizën qeverisëse dhe financiare në buxhetet e bashkive dhe qytetarëve të bashkive tona”.
Protesta
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, në cilësinë dhe të kreut të Shoqatës, paralajmëroi protesta të pandalshme deri në momentin kur qeveria të heqë dorë nga kërcënimi që po i bëhet autonomisë së pushtetit vendor dhe faturimit të krizës te qytetarët. “Ne jemi mbledhur më të vendosur se kurrë për t’i thënë kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij se ne jemi gati të fillojmë protestat dhe se protestat tona nuk do të ndalen deri atë ditë kur qeveria të kuptojë se çmimet më të rritura për qytetarët tanë dhe faturat e rënduara për çdo qytetar të bashkive tona nuk mund të plotësojnë arkën bosh të qeverisë, nuk mund të zgjidhin krizën financiare dhe institucionale të qeverisë ‘Berisha’”, - theksoi Shkëmbi. Ndërkohë që një pjesë e buxheteve të bashkive socialiste nuk janë miratuar ende.
Reagimi i parë
Bashkitë e majta kanë protestuar për herë të parë më 6 dhjetor 2009 përpara Kryeministrisë për autonominë e pushtetit lokal. Kryetarët e bashkive të majta kanë shprehur pamundësinë për t’u shërbyer qytetarëve, pasi ata diskriminohen në ndarjen e fondeve krahasuar me bashkitë e djathta. Gjatë asaj proteste, Rama u shpreh se muaj më parë, të gjitha bashkitë kishin paralajmëruar shkurtim të vendeve të punës, të detyruar nga këshillat bashkiakë për shkak të fondeve të pakta, por ata janë qetësuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i PS-së, se nuk do të lejojë askënd t’i detyrojë të krijojnë pakënaqësi me administratën. Rama është shprehur se vendi i tyre i punës kërcënohet sepse “kërcënohemi të gjithë si njësi vendore me shkurtime të detyruara”. “Ta harrojnë se ne do të largojmë njeri nga puna dhe se do të braktisim qoftë edhe një njeri të vetëm në fatin e tij, duke u dorëzuar përballë kësaj aleance që nuk na dikton dot asgjë”, - tha Rama gjatë protestës. Kryetarët e bashkive kanë insistuar në pesë kërkesat e tyre, të cilat janë thelbi i reduktimit të fondeve për bashkitë nga pushteti qendror. Për këtë çështje, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se nuk do t’i ndalë presioni i askujt për t’i realizuar ato.
box
Incidenti me policinë
Gjatë protestës së parë nuk munguan dhe incidentet. Përplasja mes protestuesve ndodhi në bulevardin kryesor, ku disa punonjës të bashkisë, të cilët mbanin në duar disa qese të errëta, janë ndaluar nga policia dhe u janë marrë forcërisht qeset. Këtë situatë e ka ndjekur nga afër kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili është përplasur ashpër me policinë duke kërkuar të hapnin rrugën pasi punonjësit ishin nën kontrollin e tij. Rama u bëri thirrje policëve dhe drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit të mos bëhen vegla të pushtetit kundër opozitës. Sipas policisë, disa nga pjesëmarrësit në protestë kanë tentuar të mbajnë qese jotransparente në të cilat kishte materiale të ndaluara. Pas incidentit, Drejtoria e Policisë së Tiranës doli në një deklaratë zyrtare për mediat duke shpjeguar: “Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë garanton opinionin publik, subjektet politike se në të gjithë veprimtarinë e saj, edhe në rastet e tubimeve dhe manifestimeve, do të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin”, - thuhej në deklaratë. Deklaratë pati dhe nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili e cilësoi çmenduri idenë për të vendosur plehra përpara Kryeministrisë.
tab
Kërkesat e vendorëve ndaj qeverisë
- Të anulohet amendamenti i majit 2009 në ligjin bazë të taksave e tarifave vendore, ku qeveria ndërhyri direkt në përcaktimin e tarifave për pushtetit vendor.
- Të anulohet vendimi i tetorit 2009 që bizneset e vogla me xhiro nga 5 në 8 milionë trajtohen si biznese të mëdha, duke i rritur taksat dhe, për pasojë, duke i çuar drejt falimentimit
- Të bëhet kompensimi i të ardhurave të munguara prej 5 vitesh në arkën e bashkive e komunave nga përgjysmimi i taksë së biznesit të vogël në 2005-n.
- T’i jepet fund praktikes joeuropiane, korruptive, klienteliste e partiake të granteve konkurruese për nevojat e funksionet bazë të njësive vendore dhe pjesa e buxhetit të shtetit për njësitë vendore të ndahet në bazë të një formule bashkëkohore kriteresh objektive, ku të gjitha bashkitë dhe komunat marrin çfarë u takon, pavarësisht nga ngjyra e tyre politike.
- Të aplikohen taksat e ndara ashtu siç e përcakton Ligji Organik i Qeverisjes Vendore këtu e dhjetë vjet më parë, lidhur me tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin e kompanive.
4 Mars 2010