Fatmir Toçi: “Qeveria e Ruzhdies të mos ankohet, të hapë kutitë”
Fill pas deklaratës së kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar dje deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi. Ai ka kërkuar që qeveria duhet të heqë dorë nga ankimet dhe të bëjë transparencën e procesit zgjedhor. “Qeveria e Ruzhdies t’i lërë lojërat e fjalëve dhe të hapë para popullit kutinë e Ruzhdies, ku ankohet se ka humbur mandatin. Nëse në atë kuti nuk del ajo që ne themi për shumë kuti të tjera, atëherë ne tërhiqemi, por nëse nga Ruzhdia del dora që ka vjedhur zgjedhjet më 28 qershor, atëherë ose do të hapen Ruzhdiet e tjera, ose apeli ynë për popullin do të jetë largimi i qeverisë së votave të vjedhura. Shqipëria s’mund të bëhet si Ruzhdia, por duhet të bëhet si Europa”, - është shprehur deputeti socialist.
4 Mars 2010