Topi, te familjet e deshmoreve
Edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi, u perfshi dje ne takimet me rastin e 96 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ne 28 Nentor, duke vizituar familjet e deshmoreve te kombit. I shoqeruar nga sekretari i pergjithshem, Aleksander Flloko dhe drejtori i kabinetit, Dashamir Xhaxhiu, kreu i shtetit kreu vizita ne familjet e te afermve te deshmoreve te kombit Jordan Misja dhe Hajro Cakerri. Presidenti vizitoi familjet e deshmoreve ne kete dite te shenuar, ne shenje nderimi dhe respekti per figuren dhe vepren heroike te tyre. Nderkohe qe vendosi dhe kurora me lule ne Varrezat e Deshmoreve si dhe tek "Nene Shqiperi". Presidenti nderoi kujtimin dhe vepren e martireve te kombit dhe gjithe patrioteve shqiptare me rastin e Dites Kombetare te Shpalljes se Pavaresise.