E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi, urime nga homologet boterore

Presidenti Bamir Topi mori dje urime me rastin e festes kombetare te pavaresise, 28 Nentorit, nga personalitete te larta boterore. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, uroi diten e Pavaresise, duke theksuar bindjen e tij per arritjen e progresit ne ceshtjet me te rendesishme te kohes. "Jam i angazhuar te nxis kulturen e etikes dhe te pergjegjshmerise ne Kombet e Bashkuara per te treguar qe ne i pergjigjemi plotesisht te gjithe shteteve anetare dhe publikut ne pergjithesi", shprehet ai ne urim. Po keshtu edhe Presidenti Gjerman, Herst Keler uroi pavaresine e Shqiperise, duke vleresuar si historike per vendin marrjen e fteses per anetaresim ne NATO dhe garantoi shoqerimin si partner te Gjermanise ne hapat e metejshme te Shqiperise ne rrugen e saj te integrimit euroatlantik. Urime kreu i shtetit shqiptar mori dhe nga Presidenti Rus, Dmitri Medvedev. "Jam i bindur se marredheniet miqesore ndermjet Rusise dhe Shqiperise, do te zhvillohen edhe me tej, do te ndihmojne forcimin e paqes dhe stabilitetin ne kontinentin evropian", tha ai. Te tjera urime u percollen nga Presidenti turk, Abdullah Gyl, i Republikes Popullore te Kines, Hu Xhintao, Polonise, Leh Kazinski, si dhe Presidenti Bullgar, Gerogi Parvanov etj.

Urimi i Papes

Nje urim te vecante per Diten e Pavaresise, Presidenti Topi mori dhe nga Papa Benedikti i XVI. "Jam i lumtur t'i dergoj Shkelqesise suaj dhe popullit, urimet me te perzemerta me rastin e Festes suaj Kombetare! Lutem qe populli juaj te mund te punoje se bashku per mireqenien e perbashket, duke ruajtur dinjitetin njerezor dhe duke promovuar drejtesi dhe paqe per te gjithe", shkruan Papa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›