Vendoret, te ndare per festat
Pervjetori i 96-te i Pavaresise se vendit i ka gjetur te ndare kahet politike per te tretin vit radhazi. Kete here pushtetaret kane braktisur edhe Vloren, qytetin ku tradicionalisht festohet dita e Pavaresise, 28 Nentori. Ne te gjitha qytetet e vendit jane kryer homazhe me rastin e kesaj dite, nderkohe qe ne disa prej tyre vizita u bene edhe ne "Varrezat e Deshmoreve". Por pjesa me e madhe e bashkive ne vend, kane hartuar nje program te vecante edhe per diten e sotme, 29 Nentorin, qe perkrahet jo nga pak qytetare dhe veterane te Luftes Nacional-Clirimtare. Axhenda parashikon homazhe ne "Varrezat e Deshmoreve", ne kujtim te te reneve ne Luften e Dyte Boterore kunder fashizmit dhe nazizmit. Festime do te behen ne Gjirokaster, ku edhe shtepia muze e ish-diktatorit Enver Hoxha qendron e hapur per vizita. Rituali do te ndiqet ne qytete te medha si Vlora, Durresi, Elbasani, Korca, Berati, ku dominojne si pushtet vendor te majtet.
Elbasan
Ne Elbasan, 96-vjetori i shpalljes se Pavaresise eshte festuar me nje sere aktivitetesh, ku kane marre pjese deputetet e qarkut, perfaqesues vendore dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini. Nga ky qytet zuri fill shpallja e pavaresise ne vend. Me 25 nentor nje grup patriotesh te kryesuar nga Aqif Pashe Bicakciu, ngriten Flamurin e Pavaresise ne qender te qytetit te Elbasanit. Me pas patriotet dhe firmetaret e pavaresise u nisen drejt Vlores. Ne Peqin dhe ne Cerme te Lushnjes, ata u priten nga Dervish Bej Bicakciu. Per te vene ne vend dinjitetin dhe nderin e atdhetareve, prefektura e Elbasanit organizoi takim me pasardhesit e figurave te shquara te Pavaresise dhe u dhane tituj nderi. Me kete rast prefekti Shefqet Deliallisi u shperndau familjeve, korniza me foto dhe me aktin e nenshkruar te Pavaresise se vendit.
Vlore
Drejtuesit e pushtetit qendror braktisen per here te pare qytetin e Vlores ne diten e shpalljes se Pavaresise, ku Ismail Qemali ngriti flamurin me 28 nentor 1912. Te pranishem vetem deputetet e zones, nje perfaqesi e komunitetit nga Kosova dhe qytetare vlonjate. Homazhe kane kryer ne "Sheshin e Flamurit" deputetet e pozites, Bujar Leskaj, Ardian Kollozi dhe i opozites, Arben Malaj, kryebashkiaku Shpetim Gjika, perfaqesues te forcave politike, te komuniteteve fetare, si dhe te ardhur nga Kosova. Kurora u vendosen edhe ne varrin e Ismail Qemalit, ne lulishten prane "Sheshit te Flamurit". Me pas, ne kete shesh u zhvillua nje miting, ku ishin te pranishem mijera qytetare vlonjate. Pushtetaret vendore folen per 28 Nentorin, duke e cilesuar nje dite bashkimi te shqiptareve. Ne menyre simbolike eshte ngritur edhe flamuri kombetar ne shtizen e vendosur. Sikur te mos harronin edhe politizimin, deputetet jane ndare menjehere pas ceremonise ne dy krahe. Ata te pozites, bashke me kreun e qarkut kane kryer homazhe ne "Varrezat e Deshmoreve". Sot priten aktivitete te tjera me rastin e 29 Nentorit, ku radha i takon te majteve dhe veteraneve.
Te tjera
Festime jane kryer edhe ne qytetet e Shkodres, Fierit, Durresit, Gjirokastres, Dibres, Korces, Beratit etj. Ne qytetin verior te Shkodres, ashtu sikurse ishte paralajmeruar, festimet e Pavaresise dhe Clirimit jane mbajtur ne nje dite me homazhe ne varreza dhe ne familjet e deshmoreve, kurse veteranet dhe opozita kane paralajmeruar aktivitete diten e sotme. Edhe ne Fier politika ka qene e ndare ne festimet qe nisen ne oren 10:30 te mengjesit. Ne shenje simbolike kreu i Keshillit Bashkiak, Vasillaq Ngresi ka ngritur flamurin, ndersa ka munguar kryebashkiaku Baftjar Zeqo. Per festen e Clirimit bashkia do organizoje aktivitete diten e sotme. Po keshtu ne Gjirokaster dje jane kryer festime nga autoritetet vendore per te dyja ditet, kurse veteranet dhe opozita se bashku me bashkine do bejne sot homazhe ne varreza. E njejta gje ka ndodhur edhe ne Korce, ku e vecanta ka qene se ne festime kane marre pjese edhe perfaqesues te komunitetit fetar.
Korresp. i rretheve