E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkitë e së majtës marrin gjysmën e fondeve që parashikohen për qeverisjen vendore

Deklarata e ministrit të Financave, Ridvan Bode gjatë konferencës së sotme për shtyp


Jam sot përpara jush për të treguar me shifra të vërtetën e fondeve dhe investimeve dhënë pushtetit lokal nga qeveria, si dhe për të denoncuar destabilitetin social që kërkon të krijojë kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama. Pretendimit se, qeveria po mban një qendrim jo dashamirës ndaj pushtetit lokal përmes ndryshimit apo mos mbështetjes aq sa duhet me fonde publike, do ti përgjigjem me shifra për atë çka kemi bërë. Kjo do të konkretizohet me shifra që kanë rezultuar në fund të kësaj periudhe dhe atë çka jemi duke bërë lidhur me vitin që vjen.


Së pari mund t’iu them se buxheti i pushtetit lokal është rritur me një ritëm më të lartë në raport me buxhetin e qeverisjes qendrore. Në vitin 2005 buxhetet lokale kishin një vlerë totale prej 19 miliard e 598 milion lekë. Në vitin 2009 shuma e buxheteve lokale kaloi 40 miliard lekë ose më saktë 40 miliard e 374 milion lekë. Kjo rritje është me një ritëm më të lartë se rritja e buxhetit qendror, pra një rritje me mbi 2.2 herë, në një kohë që buxheti qendror është rritur me 87%. E gjithë kjo, i dedikohet mbështetjes që qeveria qendrore i ka dhënë buxheteve lokale. Në vitin 2005 të ardhurat nga taksat vendore përbenin 9.6 miliard lekë, ose 9 miliard e 613 milion lekë. Në vitin 2009 të ardhurat nga taksat vendore janë 12 miliard e 850 milion lekë me një rritje prej 30%, kur të ardhurat qendrore me taksa të përgjysmuara janë rritur 92%.


Grantet e pakushtëzuara të dhëna nga qeveria qendrore drejt pushtetit lokal në vitin 2005 kanë qenë 7 miliard e 480 milion lekë. Në vitin 2009 janë 12 miliard e 665 milion lekë, pra me një rritje prej rreth 50% e grandeve që qeveria qendrore i ofron pushtetit lokal. Grantet konkurruese janë instrument i përdorimit më efektiv dhe më eficient të fondeve publike, si dhe synojnë zhvillimin e zonave me mundësi më të pakta për të mbledhur taksa, zonat më të varfra, zonat e izoluara. Kështu kostoja e investimeve është rritur nga 500 milion që ka qenë në vitin 2005 në 12 miliard e 850 milion lekë në vitin 2009. Rritja e buxheteve në këto parametra ka bërë që shpenzimet e pushtetit lokal nga rreth 20 miliard lekë që ishin në vitin 2005 të shkojnë në 42 miliard e 500 milion lekë në vitin 2009. Rritja e shpenzimeve të buxheteve lokale ka “kundërpart” dy burime: të ardhurat e buxhetit lokal përfshi këtu dhe financimet që qeveria qendrore jep për pushtetin lokal, si dhe financimet e ndryshme që bën pushteti qendror për atë lokal. Këto vëllime shpenzimesh që unë permenda më lart, janë financuar si më poshte:


Në vitin 2005 shpenzimet e pushtetit lokal financoheshin 12.8 miliard lekë nga të ardhurat e bashkive dhe komunave, dhe 7 miliard lekë nga grandet e pushtetit qendror.


Në vitin 2009 të ardhurat e bashkive që financojnë shpenzimet e tyre janë 13 miliard lekë. Pra kemi një një rritje prej vetëm 1.5 % të kapaciteteve të bashkive për të financuar aktivitetet e tyre. Kurse shpenzimet që përballohen nga buxheti qendror janë 29 miliard e 500 milion lekë, që do të thotë që e gjithë rritja e buxheteve lokale i dedikohet rritjes së financimeve që jep buxheti qendror për buxhetin lokal. Kështu, pjesëmarrja e qeverisë qendrore në financimin e aktiviteteve të pushetit lokalështë rritur me katër herë.


Po përse janë përdorur këto fonde nga pushtetit lokal, fondet që ka dhënë pa destinacion qeveria qendrore? Gjatë vitit 2005 të gjitha shpenzimet operative të pushtetit lokal kapin shumën prej 6.6 miliard lekësh. Në vitin 2009 shpenzimet operative të bashkive dhe të komunave shkojnë në 12.5 miliard lekë. Pra me një rritje gati 2 herë, në një kohë ku të gjitha shpenzimet operative të qeverisjes qendrore janë rritur me vetëm 20% në 4 vite. Shpenzimet për pagat në vitin 2005 ishin vetëm 5 miliard e 955 milion lekë, ndërkohë gjatë vitit 2009 ato janë 12 miliard e 300 milion lekë. Pra kemi një rritje prej 2 herë të pagave të bashkive , të cilat marrin grande nga pushteti qendror dhe shtojnë numrin e administratës, pra një levizje në kah të kundërt me filizofinë dhe praktikat e qeverisjes qendrore, e cila, edhe pse ka rritur me 70% nivelin e pagave të administratës publike, për shkak të pakësimit të numrit të saj, fondi i pagave të buxhetit është rritur vetëm 15% në 4 vite. Investimet e pushtetit vendor si destinacion i tretë i përdorimit të fondeve që i akordohen pushtetit vendor kanë qenë, (pa grandet konkurruese dhe fondet e tjera që u akordohen, por vetëm me buxhetet e tyre të formuara prej të ardhurave dhe grandeve të pakushtëzuara), në vitin 2005 nga grandet konkurruese 8.3 miliard lekë investime, ndërsa në vitin 2009 nga grandet konkurruese janë 18 miliard e 220 milion lekë investime për pushtetin lokal. Kurse nga të ardhurat e bashkive që po përfshij të ardhurat e taksave dhe grandet e pakushtëzuara që jep qeveria qendrore, gjatë vitit 2005 janë bërë 5.4 lekë investime publike, kurse në vitin 2009 bëhen vetëm 815 milion lekë investime publike, pra një rënie me mbi 6 herë e vëllimit të investimeve publike në bashki dhe komuna.


Të gjitha këto dëshmojnë për një përdorim jo efikas të rritjes së fondeve që qeveria qendrore i ka adresuar pushtetit lokal. Ritja prej reth 2 herë e grandeve që qeveria qendrore i akordon pushtetit lokal është përdorur jo për të rritur vëllimin e investimeve të bashkive dhe komunave por për të rritur shpenzimet operative dhe pagat. Dhe po ta shihni kemi një rritje prej rreth 12 miliard lekë të dhëna nga buxheti qendror në adresë të atij lokal. Këto 12 miliard lekë janë përdorur tërësisht për paga dhe për shpenzime operative të bashkive, kur duhet thënë se bashkitë e mëdha nuk kanë marrë ende funksione shtesë në shërbime publike. Elbasani e ka pasur ujësjellësin, Korça e ka pasur ujësjellësin po kështu bashkitë tjera. Tirana me Durrësin, as e kanë pasur dhe as nuk e kanë dhe nuk ka asnjë justifikim dyfishimi i shpenzimeve operative të bashkive.


Nëse do të analizojmë bashkitë e mëdha të vendit: Tirana, e cila grantin e pakushtëzuar në vitin 2005 e ka 330 milion lekë kurse në vitin qe po flasim e ka 1.2 miliard lekë. Pagat i ka pasur 629 milion lekë në vitin 2005, sot ka 980 milion lekë paga. Shpenzimet operative i ka pasur 871 milion lekë, ndërsa shpenzimet operative në vitin 2009 janë 1 miliard e 650 milion lekë. Investimet me grande të pakushtëzuara dhe me të ardhurat e veta, edhe pse ne kemi rritur me 3 herë mbështetjen me grande të pakushtëzuara për Bashkinë e Tiranës, investimet ulen nga 3.2 miliard lekë që kanë qenë në vitin 2005 në 2.5 miliard lekë në vitin 2009. Këtu duket qartë se çfarë filozofie ka në përdorimin e fondeve publike kryebashkiaku i Tiranës. Në strukturën e buxhetit nëse invetimet në vitin 2005 zinin 68% të buxhetit të bashkisë të Tiranës në vitin 2009 ato zenë më pak se 48%.


E njëjta gjë do të thuhet edhe për bashkitë e tjera. Bashkia e Fierit, i ka çuar pagat nga 55 milion në 95 milion, shpenzimet operative nga 20 milion në 41 milion dhe investimet i ka në rënie. Në krahasim me vitin 2005, investimet që bën bashkia me grandet e pakushtëzuara dhe të ardhurat nga taksat. Bashkia e Elbasanit po ashtu, pagat nga 59 milion në 110 milion, operativet nga 90 milion në 140 milion dhe investimet vijojnë të jenë me ulje në strukturën e buxhetit. Bashkia e Vlorës i ka çuar pagat nga 59 në 110 milion lekë, operativet janë me një rritje prej 25 %. Ndërkohë, investimet janë sigurisht me një rënie në strukturën e buxhetit. Ne total qeveria qendrore jo vetem qe ka shtuar fondet per te mbeshtetur pushtetin lokal me grande te pa kushtezuara ne menyre qe tu leje bashkive dhe komunave mundesine e ndermarjes se investimeve me keto fonde dhe te ardhurat e tyre, bashkite kane perfituar dhe fonde te tjera nga grandi konkurues dhe nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Pasi projektet e bashkive, unazat e qyteteve, ujesjellesat dhe kanalizimet nuk jane investime qe mund te behen nga bashkite per shkak te vleres shume te madhe, dhe keto investime ne bashkite e medha sigurisht qe jane perballuar nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe vlerat jane te tilla: Bashkia e Durresit ka 384 milion leke te mara nga ngrandet konkuruese dhe ka investime te kryera nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ne akset e rrugeve dhe nunazen e qytetit me nje vlere 4.1 miliard leke. Bashkia Elbasan përveç perfitimit prej 286 milion leke nga grandet konkuruese ka perfituar nga buxheti permes puneve te Ministrise te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit 2.83 miliard leke te tjera. Bashkia e Korçës pervec 540 milion lekeve nga grandet konkuruese me projekte, dhe ankohet se nuk ka mare projekte, ka mare me pune publike te kryera nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, unazen e qytetit, kanalizimet e qytetit me nje vlere prej 4 miliard e 132 milion lekesh. Bashkia e Tiranes pervec perfitimeve te gradeve te pakushtezuara 1.2 miliard leke, 311 milion leke ka perfituar me grande konkuruese ndersa shpenzimet e bera nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Arsimit dhe e Shendetesise ne territorin e bashkise te Tiranes per infrastrukturen ne funksion te bashkise jane 19 miliard e 820 milion leke. Bashkia e Vlores ka fituar, veç grandeve konkurruse prej rreth 460 milion leke, edhe 4 miliard e 227 milionë lekë punime të kryera nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, siç është rruga kryesore, kanalizimet dhe ujesjellesi i qytetit, si dhe një sërë punimesh të tjera. Bashkia e Beratit ka përfituar, veç grandeve konkuruese edhe 1.2 miliard leke te tjera punime te kryera ne unazen dhe rruget hyrse te qytetit e invetime te tjera. Ketu nuk perfshihen fondet e shpronesimeve qe ka bere qeveria qendrore ne emer te pushtetit lokal per investimet qe ata kryejne te cilat kane po ashtu vlera jashtezakonisht te medha. Nje akuze tjeter qe po leshohet rendom nga kreu i opozites ne panikun e tij dhe ne perpjekje per te mashtruar opinionin publik ka te beje me ndarjen e grandeve ne menyre politike dhe partiake, pra ne menyre jo të drejte dhe jo të barabarte.


Partia Demokratike disponon ne pushtetin lokal me shume komuna, me shume popullsi sesa disponon PS. Sigurisht mbi 50% e njesive lokale i takojne Partise Demokratike dhe pjesa tjeter Partise Socialiste, si dhe partive te tjera. Une theksoj se ne buxhetin e vitit 2010, ku akuzohet qeveria per ndarje partiake te fondeve, bashkite dhe komunat e fituara nga PS, kane 4.2 miliard leke ose 40% te fondeve te grandit te pakushtezuar ne total. Bashkite dhe komunat e fituara nga PD kane 4.4 miliard leke ose 43% te fondeve qe shperndahen, 4% jane bashkite e LSI-se, si dhe 13% jane bashkite dhe komunat e forcave te tjera politike apo të pavarura. E njejta gje mund te thuhet edhe per shifrat e grandeve konkuruese, sepse ketu akuza shtohet edhe me teper. Jane 19 miliard leke grande konkuruese te ndara ne afatin 4 vjecar, nga keto pushtetit lo kal i Partise Demokratike ka marre 10 miliard leke, pushteti lokal i Partisw Socialiste ka marre 9 miliard leke. Po te shtojme ketu ato qe permenda me lart per 6 bashkite kryesore dhe bashki te tjera per financime te medha nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit kuptohet qe bashkite dhe komunat e majta kane marrw dyfishin e fondeve, grandeve nga qeveria qendrore kjo pasi ndajrja e fondeve nuk ka pasur asnjehere ne konsiderate ndarje politike, por nje ndarje ne funksion te qytetareve, prandaj PD eshte nje parti elektorale qe fiton zgjedhjet, dhe ne funksion te zbutjes se varferise ne zonat e izoluara pa mundesi vetwfinancimi te investimeve.


Kjo eshte e verteta e ndarjes se fondeve publike per bashkite dhe komunat.


Te ardhurat e bashkive ne periudhen 4-vjeçare shenojne nje rritje simbolike ne krahasim me rritjen e te ardhurave nga buxheti qendror dhe e verteta eshte qe numri I bizneseve te shtuara ne administrim te bashkive dhe komunave ka nje rritje shume te madhe. Per vitin 2008 dhe 2009 numri i biznesit te vogel te regjistruar per here te pare nw Qendren Kombetare te Regjistrimit te Biznesit eshte 26679 biznese, duke kapercyer keshtu numrin e 100 mijw bizneseve qe jane ne te gjithe vendin. Kurse biznesi i madh ne keto dy vitet e fundit eshte rritur me 3300 subjekte, respektivisht 1900 dhe 1400 subjekte. Te gjitha shifrat flasin per dy fenomene: E para mosadministrim si duhet i mbledhjes se taksave dhe tatimeve ne territoret e bashkive dhe te komunave. E dyta nje perdorim abuziv dhe jo eficient i fondeve publike, ku prioritet i programeve te bashkive dhe te komunave pjeserisht ka qene rritja e te punesuarve militante, si dhe rritja e shpenzimeve operative, pra shpenzimeve per funksionimin e ketyre zyrtareve.


Te shtosh 14 miliard leke nga buxheti ne adrese te pushtetit lokal per te bere rruge, ujesjellesa, permiresimin e te gjithe sherbimeve te tjera komunale dhe keto te perkthehen ne rritje te punesimit te militanteve apo ne rritje te kushteve te funksionimit te militanteve dhe te zyrtareve kjo eshte nje gje e papergjegjshme nga ana e kryebashkiakeve te cilet sot ankohen dhe kerkohne edhe me shume fonde per ti perdorur ne menyre edhe me abusive nga sa jane perdorur deri me sot. Ne kete kuader qeveria qendrore ka zgjedhur alternativen e ndertimit te nje programi per zhvillimin e rajoneve, nje program i cili do te intensifikohet me financime te tjera te huaja, qe do te mundesoje zhvillimin e integruar te te gjithe territorit te vendit dhe duke mos deshmuar ne asnje rast asnje ndjesi per ndarje politike apo partiake, pasi sikurse e theksova bashkite dhe komunat e majta, duke perfshire dhe financimet e Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit kane marre dyfishin e investimeve te atyre te Partise Demokratike. Kjo kuptohet pasi disa qytete kane investime te medha dhe qeveria e PD ka investuar edhe ne keto zona. Akuzat politike per ndarjen e fondeve jane teresisht te pabaza dhe jane thjesht nje pretekst per te terhequr vemendjen dhe per te ritur angazhimin e Rames per te destabilizuar jeten shoqerore dhe politike ne vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›